E Diel, 1 Nëntor 2026

Coli dëshmon kundër të pandehurit Avni Gashi

I penduari i organizatave kriminale të Durrësit vazhdon rrëfimin në Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër të pandehurve. Dje ai ka shkuar në procesin gjyqësor me të pandehur Avni Gashi, ku ka treguar sesi Gashi ka ekzekutuar shtetasin Dritan Disha në qytetin e Durrësit. Seanca ka filluar rreth orës 13:30 dhe për 20 minuta Coli i është përgjigjur pyetjeve të fundit të prokurorit Anton Martini. Më pas ka treguar planin për vrasjen e Tan Dishës, që ishte hartuar nga Lulzim Berisha dhe Indrit Dokle, të cilët jepnin edhe urdhrat. Sipas burimeve nga gjykata, e cila edhe dje është zhvilluar me dyer të mbyllura, dëshmia ka qenë korrekte dhe Coli ka implikuar edhe veten e tij në këtë krim, pasi ka qëlluar ndaj Dritan Dishës. Por seanca e djeshme është shtyrë me qëllim që të përgatitet avokati i të pandehurit Avni Gashi për pyetjet që do t‘i drejtojë të penduarit Adratik Coli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›