Denoncon shërbyesen për vjedhjen e parave
Denoncon shërbyesen e saj se i ka vjedhur një shumë prej 2 milionë lekësh të vjetra në banesë. E. B., 43 vjeçe, lindur e banuese në Tiranë, me arsim të lartë, ka kryer dje një kallëzim në Policinë e Tiranës se i janë vjedhur në shtëpi një sasi parash prej 200.000 lekësh. Burime nga policia thanë se 43-vjeçarja ka deklaruar në polici se prej më se një viti kishte punësuar në shtëpinë e saj një shërbyese, ndërsa para tri ditësh ka konstatuar vjedhjen e parave. Gruaja është përpjekur të gjejë vetë paratë në rrugë private, por kur nuk ia ka dalë dot ka kërkuar ndihmën e policisë, duke hedhur dyshimet e saj mbi shërbyesen. Policia tha për mediat se shoqëroi në polici, punonjësen e shtëpisë H. B, 46-vjeçe, lindur e banuese në Tiranë. Mësohet se ndaj shërbyeses kanë nisur hetimet për veprën penale të "vjedhjes", në gjendje të lirë.