Tiranë, i jep fund jetës me fostoksinë
Një 39-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një sasi fostoksine. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, kur Ilir Lamçe, 39 vjeç, nga Tirana është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët e tij. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku mjekët konstatuan se ai kishte konsumuar një sasi helmi. Me gjithë ndihmën mjekësore, 39-vjeçari nuk ka mundur t‘i shpëtojë vdekjes, por ka ndërruar jetë disa orë më vonë. Policia e cila nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, bëri të ditur se Lamçe ka pirë fostoksinë me qëllim për t‘i dhënë fund jetës së tij, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që kanë detyruar mesoburrin të ndërmarrë aktin fatal.