E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coli i përgjigjet Berishës, nuk ndryshon dëshminë

20/11/2009  I penduari i Bandës së Durrësit

TIRANË- Nëpërmjet avokatit të tij, Arben Qeleshi, Lulzim Berisha kreu i Bandës së Durrësit, iu drejtua dje për gati katër orë rresht kundërshtarit tashmë të betuar, Adriatik Coli. Një seancë tepër e gjatë, por pa nxjerr ndonjë gjë të re. Coli ndodhet në të njëjtin kafaz hekuri me Berishën dhe Doklen dhe deri tani nuk ka arritur të kundërshtojë deklaratën e tij të para. Të njëjtën gjë ka bërë edhe dje. Ndonëse gjyqi u zhvillua për gati tetë orë me dyer të mbyllura, ne arritëm të mësonim rreth tij. Mësuam se Arben Qeleshi e ka pyetur Colin për rrethanat se si është njohur me Berishën, për vazhdimësinë e miqësisë dhe për rrugën që kanë ndjekur të dy së bashku për ta forcuar këtë miqësi. Po kështu bëhet e ditur se Qeleshi e ka pyetur Adriatik Colin edhe për disa pika të tjera që lidhen me lëvizje të ndryshme që kanë bërë së bashku dhe për data me qëllim saktësimin dhe nxjerrjen nga linja të deklarimeve të para.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›