Hajduti i “Shën Valentinit” kthehet në apel
20/11/2009 Alfred Xhepa grabiti 350 milionë lekë
Ishte dënuar me 13 vjet burg. Vodhi firmën “Rryta”
TIRANE- Pasi Gjykata e Apelit vendosi të kthejë sërish për gjykim dosjen penale të të pandehurit Alfred Xhepa, i cili akuzohet se ka vjedhur 350 milionë lekë të vjetra në një firmë private, Prokuroria e Tiranës nuk ka pritur shumë, por menjëherë çështjen e ka dërguar për gjykim në gjykatën e Tiranës. Mësohet se dosja me nr. 2141 është regjistruar në datën 17 të këtij muaji, për veprën penale të “vjedhjes me armë” e kryer në bashkëpunim. Ngjarja për të cilën akuzohet Xhepa, ka ndodhur mbrëmjen e “Shën Valentinit” më 14 shkurt të vitit 2004, kur së paku dy persona të maskuar dhe të armatosur hynë në ambientet e magazinave të biznesmenit Shkëlqim Rryta, pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit” në Tiranë dhe gjatë saj janë grabitur 170 mijë USD dhe 90 mijë euro. Për ngjarjen janë akuzuar disa grupe kriminale, por nuk është arritur të provohet fajësia, ndërsa për Xhepën akuza pretendon se ka gjetur shenja të gishtërinjve në vendngjarje. Lidhur me këtë çështje Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë më 4 shkurt të këtij viti ka vendosur të dënojë me 13 vjet burg të pandehurin Xhepa. Mirëpo pas apelimit të vendimit, Gjykata e Apelit urdhëroi rikthimin për gjykim të çështjes, pasi ishin shkelur disa procedura gjatë hetimit dhe gjykimit të çështjes. Aktualisht kjo dosje do të gjykohet nga gjyqtari Gerd Hoxha. Alfred Xhepa, 26 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar më 15 qershor të 2007-s nga policia e komisariatit nr. 2 në kryeqytet, me akuzën e grabitjes me armë në bashkëpunim të një shume të konsiderueshme që kapte shifrën e sipërcituar. Ndërkohë mësohet se nga grabitja e kësaj shume marramendëse, mbetën të plagosur dy rojet e magazinave të firmës “Rryta”sh.p.k, pronar i së cilës është Shkëlqim Rryta, banues në Tiranë.