Në sitë 2700 automjete, sekuestrohen 47 makina
20/11/2009 Operacioni “Targa e falsifikuar”
TIRANE- Prej rreth një jave policia e shtetit ka ndërmarr një aksion për të verifikuar automjetet me targa të huaja me qëllim, evidentimin e makinave të vjedhura jashtë shtetit. Operacioni i koduar “Targë e falsifikuar”, i cili u organizua në disa qytete të vendit mundi të kontrollojë rreth 2700 automjete prej të cilave 47 nuk figurojnë të regjistruara në kufirin shqiptar. Sipas policisë, ky operacion ka konsistuar në kontrollin, verifikimin, procedimin, bllokimin dhe sekuestrimin e automjeteve me targa të huaja që qarkullonin në gjithë territorin e vendit dhe që dyshohen se mund të jenë të trafikuara, të futura ilegalisht në Shqipëri, apo qarkullojnë me dokumentacion të parregullt ose të falsifikuar. Aktualisht 47 mjetet janë sekuestruar, nga të cilat 22 i përkasin vetëm kryeqytetit, 5 në Durrës, ndërsa pjesa tjetër i përket qyteteve si Shkodra, Fieri, Elbasani, Vlora e të tjera.