E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabit kasafortën me 25 milionë lekë

20/11/2009  Markeljan Cungo, 14 vjeç

Superhajduti minoren, Markeljan Cungu, nuk ka qëndruar më shumë se një javë “pushim”, por është hedhur sërish në “aktivitetin” e tij, duke vjedhur një banesë në kryeqytet. Kësaj here 12-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një banesë në Tiranë ku ka marrë shumën e parave prej 450 000 lekë, 8 mije euro si dhe 12 mijë dollarë. Pronarët e banesës janë tmerruar kur kanë konstatuar vjedhjen e shumës së konsiderueshme të parave. Ata kanë alarmuar menjëherë policinë, e cila në bazë të provave të administruara në vendngjarje mundën të identifikonin si autor të vjedhjes Markeljanin e tmerrshëm. Ai u shoqërua në komisariatin e policisë nr.6, por pasi qëndroi për disa orë u la i lirë për shkak të moshës së mitur, procedurë kjo që ka shpëtuar dhjetëra herë nga burgu 12-vjeçarin Markeljan Cungu. Ndaj këtij të fundit janë depozituar në polici një sërë kallëzimesh, ku objekti i tyre janë, grabitja e banesave si dhe sendet e ndryshme me vlerë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›