“Si më iku vajza para syve nga hemorragjia pas operimit”
20/11/2009 Vdekja e Matildës, dëshmia e plotë e babait të “helmuar” të 17-vjeçares
TIRANË- Me kokën ulur, mjeku i akuzuar Xhevahir Hoxhallari, dëgjoi dëshminë tronditëse të babait të Matilda Petrit, vajzës që vdiq pasi operoi bajamet. Besim Petriti, që mezi qëndronte dot në këmbë, me lotët që nuk i ikën nga sytë për gjatë gjithë dëshmisë, e djersë në të gjithë trupin ka rikujtuar edhe një herë momentet, kur vajza i vdiq në duar dhe ai nuk kishte mundësi ta shpëtonte. Ka treguar për momentin e parë të operacionit, hemorragjitë që erdhën ditë pas dite dhe momenti i fundit, kur pas vuajtjes së gjatë, vajza nuk jetonte dhe ai nuk u ndihmua ta dërgonte në morg me ambulancë, por me ndihmën e miqve e mblodhën me batanije, e morën në krahë, e hipën në një makinë të rastit për ta transportuar në morg. E gjithë historia u dëgjua me lot në sy nga ata që ndodheshin në sallë, ndërsa vet babai nuk mund ta besonte që vajza nuk jetonte më.
Historia e plotë para gjykatës
Besim Petriti dëshmoi në gjykatë, duke u shprehur se “Unë jam babai i Matilda Petritit, vajzës që humbi jetën nga operacioni i bajameve. Matilda ishte vajza ime e dytë. Kisha biseduar me gruan që të operonim vajzën në Pogradec. Në datën 4 prill të vitit 2008 kemi bërë vizitën, ndërsa operimi na u la ditën e diel. Shkuam në mëngjes në spital. Gjatë momentit të operimit vajza ulërinte dhe bërtiste. Kur doli vajza nga salla e pashë të tronditur, zotëria e uli në shtrat. Më pas e kemi nxjerrë nga spitali me urdhër të mjekut dhe vajzën e kemi shpën tek tezja e saj, Lulzime Kafexhiu. Ditën e nesërme në mëngjes vajza na tha se i dhembte ana e majtë dhe shpatulla. Unë ja hodha fajin jastëkut. Pas tre ditësh nga operacioni, vajzës iu bë si xhungël në anën e majtë të qafës, e cila iu mpi. Vajza rrinte me kokë të anuar. Dua të theksoj se ditën e parë që vajza është operuar na thotë “doktori mi qepi bajamet, e pashë me sytë e mi”. Tre ditë pas operimit vajzës i shpërthen hemorragji, i dilte gjak, shtrihej ku të mundej në korridor, banjë. E kam marrë me taksi dhe e kam shpën në Korçë, ku në spital ishte doktor Lani (Leonidha Dhano), i cili e futi vajzën në sallën e operimit. Vajza e kishte gojën me gjak të pjekur. Doktori i ka pastruar gjakun, i cili i ishte bërë si mëlçi në gojë. I ka dhënë dy gjilpëra dhe më pas vajza ka bërë serume. Pas dy ditësh ajo ka dalë nga spitali. Pas tre ditësh vajzës i shpërthen sërish hemorragji. E shpie vajzën në Korçë. Atë ditë në spital ishte doktor Fredi, i cili pasi i pastroi vajzës gojën, i ka bërë dy gjilpëra. Në orën 4 pasdite vajzës i ka shpërthyer sërish hemorragji në spital. U mblodhën mjekët të tërë e qetësuan, i dhanë gjak i dhanë ilaçe. U qetësuan mjekët dhe ne. Në orën 21:00 vajzës i shpërthen sërish hemorragji edhe më e madhe, gjaku dilte çezmë nga goja. Me vrap ka ardhur doktor Fredi, i cili më ka thënë që të merrja veglat nga salla e operimit. Kam marrë ca vegla se dija ça ishin dhe ja shpura tek krevati ku ishte vajza. Doktori ka marrë një mashë, në të cilën futi pambuk dhe ja futi në gojë vajzës. Ai i ka thënë që jemi në rrezik, ti dhe unë. Më pas ka marrë telefonin e tij në xhep dhe i kam rënë numrit të doktor Maksit, ia kam vënë në vesh doktor Fredit, i cili i ka kërkuar që të vinte urgjentisht në spital. U bënë rreth 10 mjekë, e qetësuan. Vajza na u transferua në urgjencë nga reanimacioni pasi nuk kishte kushte të mira. Vajzën e marrim me barelë dhe më pas e kemi futur në sallën e operimit. Kur jam futur në sallë vajza kishte vetëm sytë të hapur, as fliste asgjë nuk bënte. Doktori kishte vënë kokën tek këmbët e saj që e ruante. Në mëngjes marrim të nderuarin këtu e na thotë që ta sjellim në Tiranë. Hipi në ambulancë doktor Fredi dhe i tha shoferit që s’do ndalojmë në asnjë vend, pasi vajza ishte si një minë që mund të plaste nga momenti në moment. Arrijmë në Tiranë. Doktor Fredi i ka thënë mjekut Hoxhallari “po bëj kaq shumë kohë dhe nuk kam parë asnjë rast të tillë”. Që ditën e parë i kam thënë: “Vajzën nuk e kam mirë do shes shtëpinë, do të përgjigjem sa të duash ti vetëm të më shpëtonte”. Më tha që vajza nuk ka asnjë gjë. Një venë ka më ka thënë mos e bëni alarmante, nuk më ka marrë asnjë lekë. Vajza ka pasur një zorrë në gojë, të cilën ia ka hequr pasi e ka futur në sallën e operacionit. Në ato moment më ka thënë: “Ne pamë një pikë të zezë në grykë, ja ngacmuam nuk doli asgjë, mos e bëni alarmante”. Vajzën e kam nxjerrë nga spitali ditën e katërt pas këmbënguljes sonë. Më pas kam ndenjur 2 ditë në Sauk dhe më pas në Durrës tek motra ime. Vajza më tha pas dy ditësh që nuk rri dot, ankohej çdo ditë. Ka qenë ditë e diel dhe me gruan ramë dakord që të ktheheshim në shtëpi, por më parë jemi kthyer sërish në Tiranë për të takuar doktor Hoxhallarin. Ky pasi e ka vizituar na tha që të hajë kore buke të lagur se është shumë mirë, kur vajza nuk pinte dot ujë. Pas një jave që ishim kthyer në shtëpi, vajzës i shpërthen sërish hemorragjia. Më thotë vajza e vogël “babi Tilda po vdes”. Nuk po gjeja dot pantallonat, kemi marrë taksi dhe jemi nisur për në Korçë. Kam shkuar me një çorape të veshur, ndërsa unë dhe gruaja ime kemi qenë të mbuluar me gjak, pasi vajza një herë villte gjak nga unë një herë nga gruaja. Në spital qëlloi doktor Maksi, mezi i hoqi gjakun e mpiksur. Ka marrë në telefon këtë zotërinë. Pasi ka ardhur doktor Maksi i ka thënë: “Nuk më pëlqen ky gjak”. Kanë bërë ambulancën gati dhe vajzën e nxorën jashtë. I kanë bërë një gjilpërë që mos e zinte rrugës. Ky zotëria na tha që do vinte me ne në ambulancë një infermiere, ndërsa ai do vinte me makinën e tij deri në Pogradec dhe pasi të merrte disa vegla do të vinte me ne për në Tiranë. Kur kemi shkuar në Pogradec e kemi pritur 30 minuta. E ka marrë shoferi në telefon dhe i ka thënë që të niseshim para se do vinte nga pas. E kam parë në Përrenjas dhe më pas nuk e kam parë më. Në Tiranë kemi qenë në rreth orës 11:00, ka qenë ditë e diel. Hoxhallari sa e ka parë i ka thënë vajzës çohu në këmbë dhe shko në katin e dytë në fund të pavijonit. I kam kërkuar që ta linte në reanimacion. Më kanë thënë që s’ka gjë. Pasi ka bërë vajza analizat, kam paguar një shumë prej 10 mijë lekësh që të dilnin më shpejt përgjigjet. Infermierja nuk më ka kthyer përgjigje për përgjigjet, pasi ja ka shpënë doktorit. Ky zotëria ka ardhur në orën 19:00, kur ka folur me doktorin dhe na ka nxjerrë jashtë. Pas gjysmë ore mbesa e gruas i ka thënë vajzës, si të vjen kur të del gjak nga goja. Në ato moment vajza ka shpërthyer nga hemorragjia. Nxirrte gjak nga goja e nga hunda. Kemi thirrur mjek po asnjë nuk ka ardhur. Një fqinj ka marrë vajzën i ka thënë infermierit që t’i kapte gjuhën pasi i kishte ikur poshtë dhe sytë i kishin dalë vendit, por ai nuk mundi. Nuk na thoshte zemra që vajza kishte vdekur. Erdhën tre furgona policie dhe kanë marrë zotërinë. Kam pyetur një polic dhe më ka thënë që është një vajzë që është operuar nga bajamet, por ti çfarë e ke. E kam gënjyer duke i thënë që e kam mbesë. Polici më tha që vajza kishte vdekur. Në ato momente i jam drejtuar gruas dhe i kam thënë “qaj vajzën se ka vdekur”. Kemi kërkuar një ambulancë që ta shpiem në morg, por shefi i pavijonit nuk na e ka dhënë. E kemi mbështjellë me një batanije vajzën dhe e kemi hedhur në bagazhin e një Toyote, sikur të ishte dru dhe e dërguam në morg. Kam takuar drejtorin e morgut dhe më ka thënë që vajza ka vdekur nga hemorragjia. Pasi i ka bërë ekspertizën më ka thënë që “I çava grykën, kishte penj në thellësi, i kam prerë atë venën dhe e kam vënë në një vazo që mund ta përdorë më pas Prokuroria për provë”. Pas kësaj kam ndjekur rrugën time ligjore”.