E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta kundër falsifikimeve, trajnohen 22 oficerë të policisë

20/11/2009  Ministria Basha takim me zv/ambasadoren Jones

TIRANE- Lufta kundër falsifikimit të dokumenteve është kthyer në një nga prioritetet kryesore të policisë shqiptare, të cilës dje ju shtuan 22 oficerë të trajnuar për hetimin e krimeve të kësaj natyre. Në ceremoninë e diplomimit të këtyre oficerëve ishin të pranishëm zv/ambasadorja Deborah Jones si dhe ministri i Brendshëm Lulzim Basha, i cili e cilësoi trajnimin e personelit policor për hetimin e dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit, një element mjaft të rëndësishëm në tërësinë e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. “Kjo ndihmë është pjesë e një bashkëpunimi të ngushtë e të gjithanshëm të Shqipërisë me SHBA në luftë kundër kriminalitetit, krimit të organizuar, trafiqeve e terrorizmit dhe për forcimin e sigurisë së kufijve dhe për sigurinë e dokumenteve të udhëtimit, të cilat janë të standardeve më të larta ndërkombëtare, produkt edhe i bashkëpunimit me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve”,- u shpreh ministri Basha.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›