Grabitën kompjuterët e shkollës, pranga 4 personave, 2 në kërkim
20/11/2009 Ngjarja në rrethin e Kavajës
KAVAJE- Bastiset kabineti i Informatikës së një shkolle 9-vjeçare në një fshat të Kavajës, ndërsa policia ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorët e krimit. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë kur u konstatua vjedhja e kabinetit të Informatikës së shkollës 9-vjeçare të fshatit Seferaj të rrethit Kavajë. Policia pas hetimeve lokalizoi dhe arrestoi adoleshentët Alfred Tila 19-vjeç, Nazmi Begeja 19 vjeç, Ervis Zeneli 20 vjeç dhe Ardit Zeneli 17 vjeç, ndërsa ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin Eduart Begeja dhe Shkelqim Begeja 21 vjeç, të cilët aktualisht janë larguar jashtë shtetit njëri në Rumani e tjetri në Itali. Burime nga policia thanë se katër të rinjtë u arrestuan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në kabinetin e Informatikës të shkollës 9-vjeçare të fshatit Seferaj të Kavajës, 6 kompjuterë të tipit “ACER”, 1 printer lazer dhe 1 skaner, të gjitha të vitit të prodhimit dhjetor 2008.