Coli kërcënohet gjatë dëshmisë
Seanca e djeshme gjyqësore ka degjeneruar në debate, sharje dhe kërcënime midis gjykatës, prokurorisë dhe avokatëve. Madje në "lojë" janë futur edhe të pandehurit që kanë provokuar një sherr, teksa seanca në fund është shtyrë për shkak të situatës së rëndë që është krijuar. Kur kishte kaluar më shumë se shtatë orë dëshmi, i penduari ka pretenduar se të pandehurit e tjerë dhe vetë avokatët e kanë sharë dhe kërcënuar. Kaq ka mjaftuar që të fillojë një sherr i madh, teksa avokatët kanë braktisur gjyqin.
Seanca gjyqësore filloi dje rreth orës 09:00 me vazhdimin e pyetjes së Adriatik Colit. I penduari ka treguar detaje nga atentatet që i kishin bërë Lul Berishës, ndërsa avokatët kanë pretenduar se prokuroria kishte bërë publike dëshminë e Colit, që implikonte të ndjerin Aleks Keka në trafikun e drogës. Prokurori Anton Martini është ngritur në këmbë teksa ka debatuar për disa çaste me avokatët. Burime brenda seancës gjyqësore thanë se prokurori është ngritur pa lejen e gjykatës. Kjo e fundit i ka tërhequr vëmendjen dhe nxjerrë jashtë sallës duke u dhënë një mësim të mirë të gjithë palëve të tjera, që toleranca ishte zero. Megjithatë, vendimi i gjykatës është kthyer pas, dhe prokurori Martini është ftuar për të marrë pjesë, duke vazhduar pyetjen e të penduarit.
EPISODET E DËSHMUARA DJE NË GJYKATË
Plagosja e Lul Berishës
Dy persona i paguam për të vrarë Lul Berishën. Ata morën nga një pistoletë, ku Sela kishte një pistoletë tip "Klock", ndërsa të Ervinit nuk ia mbaj mend llojin. Aty rreth orës 10:00, Luli del nga shtëpia dhe Ervini që po e ruante te polici që rri në kryqëzim, e lajmëron Selën që po e priste te stacioni i trenit se "Benzi" i Lulit është duke ardhur. Luli afrohet para lokalit të tij, zbret nga makina dhe po bënte shaka me Isuf Morinën dhe me një tjetër me mbiemrin Haxhiaj. Sela ishte në trotuarin përballë lokalit dhe afrohet avash-avash pranë Lulit. Kur i afrohet, rreth dy metra pranë tij e nxjerr pistoletën, e mbush ia drejton Lulit për ta qëlluar. Në fillim qëllon Isuf Morinën. Në atë moment fut dorën në brez ai që e kishte mbiemrin Haxhiaj dhe Sela e qëllon edhe atë dhe vazhdon duke qëlluar në drejtim të Lulit. Luli rrëzohet në tokë dhe në këtë moment, pistoleta e Selës ngeci dhe nuk mund të qëllonte më. Pastaj Sela iku me vrap dhe Luli thërret me të madhe, "oj none, oj none". Sela pas kësaj ikën dhe vjen në Tiranë. Ne e pyetëm se si ndodhi ngjarja dhe ai na tregoi gjithë ngjarjen, siç e thashë më sipër. I thamë nëse e kishte vrarë, por ai na tha se nuk e kishte vrarë dot.
Kundërtanket
Në atë kohë, unë rrija me Indritin, Sardjan Sulejmanin dhe Kujtim Bunën, pasi me Altin Ollonin ishim prishur. Gjatë kësaj kohe po bënim plane për të vrarë Lulin me kundërtank, për këtë gjë u interesua Kujtim Buna, i cili i telefonoi një personi nga Kosova për të blerë dy kundërtanke me një përdorim. Këto dy kundërtanke i sollën dy shtetas kosovarë, të moshës rreth 40 vjeç. Me këta e bëmë pazarin për 80 mijë euro për të vrarë Lul Berishën. Ne u kërkuam që të qëllonin me kundërtank, por ata nuk pranuan dhe thanë se ishte më lehtë ta vrisnim me pistoleta, pasi t‘i afroheshin afër. Dy kosovarët i dërgoi në Durrës Sardian Sulejmani. Ditën që ka ndodhur ngjarja, dy kosovarët po qëndronin në zonën afër lokalit të Lulit, por të shkëputur me nga 50 metra nga njëri-tjetri. Në kohën kur po prisnin daljen e Lulit, njëri prej kosovarëve ishte sulmuar prej tre personave të cilët i ishin qepur për ta rrahur. Ky kishte futur dorën te pistoleta dhe ishte vetëplagosur pa dashje. Ai i ka kërkuar Sardjanit ndihmë. Por, Sardiani ia ka marrë armën atij dhe Kinezit dhe ka ikur. Kinezi, ndërkohë ka lajmëruar policinë dhe ka shkuar bashkë me shokun e tij në spital. Kur policia më pas ka shkuar në spital, Kinezi i është dorëzuar policisë dhe kjo tentativë për të vrarë Lul Berishën dështoi.