Ndertuesit, qeverise: Duam shtesa fondesh per rruget
Per shkak se cmimet e naftes dhe ato te lendeve te para jane rritur, jane rritur edhe kostot ne sektorin e ndertimit. Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise i ka kerkuar dje qeverise te rishikoje kontratat per projektet e rrugeve dhe veprave te tjera ku po ndertohet, me qellim shtimin e fondeve. Gjate nje konference per shtyp, dje, ata jane shprehur se, nje nder problemet me shqetesuese per ecurine e punimeve, por dhe nje faktor per perfundimin e rrugeve te nisura, eshte rritja e madhe e cmimeve te naftes, bitumit, cimentos, hekurit etj. nga 21% deri 110%, qe nga fundi i vitit.
Me konkretisht, nafta nga 108 leke, eshte bere 135.8 leke, hekuri nga 420 euro per ton eshte bere 820 euro per tone prodhimi vendit, ndersa 920 euro per tone hekuri i importit, bitumi nga 31 leke per kg, eshte bere 43.75 leke per, cimento nga 83.3 leke per kg eshte bere 87.5 leke per kilogram. Sipas ndertuesve, kjo ka efekte te padiskutueshme ne uljen e ritmeve te ndertimit deri ne nderprerje, paaftesi paguese e larte, veshtiresi ne realizimin e grafikeve te punimeve. Sipas tyre ky eshte nje problem qe e kane te gjitha firmat e ndertimit, por rendon me shume ne firmat e infrastruktures qe punojne ne baze te kontratave me shtetin. Shqetesimi eshte i madh, shprehen ndertuesit, sidomos per te gjithe firmat e infrastruktures qe kane lidhur kontratat vitin e kaluar, per shkak se kjo rritje e jashtezakonshme cmimesh nuk mund te perballohen dot nga kompanite, prandaj eshte e domosdoshme te behet indeksimi i cmimeve per kontratat qe jane lidhur, u shprehen ata. Kompanite e ndertimit ne infrastrukture i jane pergjigjur planit te qeverise qe rriti investimet kete vit ne sektorin e rrugeve. Ne te gjitha segmentet e tenderuara kompanite po punojne per realizimin e ketyre investimeve, pasi qeveria u ka dhene akses kompanive te vendase te jene kontraktore te fondeve publike. Nderkohe, pervec mobilizimit te firmave te ndertimit, kerkojme edhe mbeshtetjen e gjithanshme te pushtetit vendor, Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve, ministrise dhe qeverise, per zgjidhjen e problemeve te shumta qe kane dale gjate zbatimit qe nga shpronesimet, ndryshimet ne projekt, spostimi i linjave elektrike ekzistuese etj., rritja e cmimeve eshte nje problem tjeter qe kerkon zgjidhje, sipas tyre.
Ndertuesit i propozuan dje qeverise nje takim te te gjitha firmave te infrastruktures me pjesemarrjen e Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve, per te pare ecurine e punes se deritanishme dhe per te shqyrtuar problemet qe duhen zgjidhur.