E Diel, 1 Nëntor 2026

Coli, si tentuam të vrasim Lul Berishën

Adriatik Coli ka vijuar edhe dje dëshminë, duke treguar detaje nga tentativat e vrasjes së Lul Berishës, si dhe për dështimin që patën për të vrarë Indrit Taullaun. I penduari është shprehur dje se ka bërë përpjekje të mëdha së bashku me shokët e tij për të vrarë Lul Berishën. Të gjitha sulmet që do të ndërmerrnin kishin nga pas urdhrat e Indrit Dokles. Gjatë seancës së djeshme, janë treguar detaje nga ardhja e antitankeve prej Kosovës, si edhe dy persona kosovarë që pranuan kundrejt 80 mijë eurove të vrisnin Lul Berishën. Indrit Taullai, sipas Colit, është qëlluar nga Indrit Dokle, por pa rezultat. Plumbat e pistoletës me silenciator e blerë për 1 mijë euro ishin mësimorë. Vrasjen e Indritit, Coli tha se kishin vendosur ta bënin në "Benzin" e Lulit, me qëllim që ajo të mbetej si vrasje e tij. "Ne vendosëm që të vrisnim Indritin te ‘Benzi‘ i Lulit, por pasi ta bënim këtë, vrasja do t‘i ngelej Lul Berishës", tha i penduari, duke treguar se për të vrarë Lulin, Coli ka biseduar me shokët e tij dhe ranë dakord që të blinin armë kundërtank.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›