Gjykata rikthen në punë gjinekologun
Gjykata e Apelit në kryeqytet ka rikthyer në punë gjinekologun Lefter Mano, i ndaluar disa ditë më parë për ryshfet në maternitetin "Koço Glozheni". Sipas vendimit në fjalë, gjinekologu nuk ishte pjesë e ryshfetit dhe si i tillë ai duhet të vazhdonte të ushtronte aktivitetin dhe t‘i hiqet masa e arrestit të shtëpisë. Disa ditë më parë, oficerët e policisë së kryeqytetit kanë ndaluar tre mjekë dhe dy infermierë të spitalit obstetrik-gjinekologjik "Koço Glozheni" të Tiranës. Ndër ta ishte edhe Lefter Mano, 53 vjeç, me profesion anestezist. Ata akuzoheshin se përfituan në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash, kundrejt ofrimit të shërbimit mjekësor në lindje normale dhe lindje me operacion për disa shtetas.