E Shtunë, 31 Tetor 2026

Concord, burg pa afat për të arrestuarit

Gjykata

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit “burg pa afat” për tetë të arrestuarit e operacionit “Concord”. Me kërkesë të prokurorit Genti Xholi, togat e zeza kanë lënë në qeli dy krerët e këtij grupi, Zenel Buzhala dhe Ken Koromani. Tetë të arrestuarit akuzohen për mashtrime kompjuterike me pasoja të rënda financiare ndaj subjekteve dhe kompanive private të fluturimit. Prokuroria thotë se ka zbardhur mekanizmin e funksionimit të kësaj skeme mashtrimi, ku anëtarët e grupit komunikonin me sms. Pronarët e administratorëve të agjencive të udhëtimeve komunikonin me personat që posedonin kodet e kartave të kreditit. Sapo dikush bënte pagesën në agjenci për të blerë biletën e udhëtimit, administratorët ia kalonin numrin e serisë së biletës së udhëtimit bashkëpunëtorëve të tyre. Mësohet se kodet dhe numrat e llogarive të kartave të kreditit që përdornin Buzhala dhe Koromani merreshin nga një person me shtetësi bullgare. Në qeli kanë përfunduar edhe shtetasit shqiptarë, ndërsa në total dëmi mësohet se kap shifrën e 115 mijë eurove, dhe policia ka administruar më tepër se 100 raste të vjedhjes dhe dëmit ekonomik nëpërmjet kësaj afere.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›