E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e grekeve, mbyll kufirin

Gjirokaster- Greva e doganiereve greke mban "peng" edhe pikat kufitare ne qarkun e Gjirokastres. Per dy dite me radhe nga pikat kufitare te Kakavijes, Carshoves ne Tre Urat dhe Sopikut, nuk do te mundet te kaloje asnje mjet i tonazhit te lehte dhe te rende, pervec kembesoreve. Njoftimi eshte bere dje nga drejtoria e Policise se Gjirokastres nepermjet zedhenesit te saj Gentjan Mullai. Greva e doganiereve greke fillon prej ores 23:00 te dites se sotme dhe perfundon ne oren 23:00 te dites se premte. Shkak jane bere kushtet ekonomike qe pretendojne doganieret e vendit fqinj, ndersa pak dite me pare pati edhe nje greve masive te fermereve qe bllokuan rruget kombetare ne Greqi.
Pikat e Kalimit Kufitar te Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit Gjirokaster nuk do te funksionojne per 48 ore per automjetet, por vetem per kembesoret. "Per shkak te greves qe doganieret e doganes ne palen greke do te zhvillojne per dy dite me radhe, te gjitha pikat e kalimit te Kontrollit Kufitar qe mbulon Drejtoria Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster nuk do te kryejne perpunime mjetesh", tha zedhenesi Mullai dje per medien. Te gjithe emigrantet qe kane ne plan udhetimin nepermjet ketyre pikave njoftohen te shtyjne axhenden, ose te perdorin pika te tjera kufitare.
Te bllokuara do te jene doganat e Kakavijes, me e madhja ne vend, Tre Urat ne Carshove, si dhe pika e Sopikut. "Qe prej dates 3.2.2010 ora 23:00, deri me daten 5.2.2010 ora 23:00, nuk do te funksionojne per automjetet, as per kamionet dhe as per autoveturat apo autobuset, por vetem per kembesoret", sqaroi zedhenesi i policise vendore. Lajmerimi eshte bere ne rruge zyrtare nga Policia e Shtetit te Greqise dhe Drejtoria e Doganave te ketij vendi per homologet shqiptare, me qellim qe te njoftohen ne kohe udhetaret dhe emigrantet shqiptare.
"Te gjithe drejtuesit e automjeteve qe kane planifikuar levizjet per ne shtetin grek ne keto data te marrin masa per te anuluar dhe mos levizur ne drejtim te ketyre pikave, per te mos krijuar konfuzion dhe radhe te panevojshme ne keto pika", sqaroi Policia e Gjirokastres. Por kalimi ne keto pika kufitare mund te behet normalisht prej mesnates se dites se premte e ne vazhdim.

Te dhenat:
3.2.2010, data kur nis greva, ora 23:00
5.2.2010, data kur perfundon, ora 23:00
48 ore afati i greves se doganiereve
Nuk kalojne mjetet si autovetura, kamione, trajlera
Kalojne vetem kembesoret
Bllokohen pikat kufitare Kakavije, Sopik dhe Tre Urat ne Carshove

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›