E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes presidenti i Nigerisë, Umaru Yar Adua



Presidenti i Nigerisë Umaru Yar Adua ka vdekur në moshën 58-vjeçare në mengjesin e ditës së enjte. Presidenti nigerian ndërroi jetë në një klinikë të Dubait në Arabinë Saudite ku zyrtari i lartë po kurohej pas komplikacioneve të rënda kardiake që e shoqëronin vitet e fundit. Lajmi u raportua prej burimeve informative presidenciale vendase të cilat konfirmua lajmin e publikuar nga faqa e internetit të gazetës "This Day".
Umaru Yar'Adua ndodhej prej kohësh në gjendje të rëndë dhe i shkëputur nga jeta politike. Më 9 shkurt të këtij viti zv/presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan mori në dorë pushtetin për shkak të sëmundjes së Yar'Adua. Por zgjedhja e Goodluck Jonathan si president i vendit ka shkaktuar një varg problemesh për arsyen e thjeshtë se opozita e ka kontestuar ashpër politikën e ndjekur nga ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›