E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cruise mëson këndim nga Jovi

Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 08:21

Jon Bon Jovi ka marrë përsipër detyrën për ta mësuar aktorin e njohur, Tom Cruise, se si të bëhet yll i muzikës rok.

Në fakt, pasi kishte pranuar ofertën që të interpretojë rolin e një rok këngëtari në filmin “Rock of Ages’, Cruise kishte kërkuar nga këngëtari i famshëm që t’i jepte disa leksione në mënyrë që ta bënte sa më të besueshëm personazhin e tij.

“Qetësohu, ti je Tom Cruise dhe nuk e ke problem të mësosh se si këndohet një këngë”, i kujton Bon Jovi fjalët që ia kishte thënë aktorit.

Muzicienti shprehet i kënaqur me rezultatet e punës, derisa thekson se për asnjë moment personazhi i interpretuar nga Cruise nuk të krijoj përshtypjen e një improvizimi, ngase do të jetë shumë real.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›