Tirana ne Berat me dilemen Rubio
Pas triumfit në Superkupën e Shqipërisë, Tirana kthehet sot në fushën e lojës për javën e parë të Superligës. Bardheblutë janë të impenjuar në Berat për sfidën me Tomorin. Një përballje që për nga cilësia e skuadrave flet për bardheblutë.
Megjithatë, 24-herë kampionët e Shqipërisë paraqiten në këtë ndeshje me dilemën Hulian Rubio. Trajneri spanjoll ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës me klubin dhe sipas rregullores së FSHF-së ai nuk mund të qëndrojë në stol gjatë takimit.
Tekniku ka udhëtuar së bashku me skuadrën drejt Beratit, por nëse zyrtarët e federatës do të vendosin të zbatojnë në mënyrë strikte rregulloren, atëherë Rubio do të jetë i detyruar të qëndrojë në tribunë, ndërsa nga stoli skuadra do të marrë direktivat nga drejtori sportiv, Alban Tafaji.
Dilemat për të ardhmen e trajnerit Rubio janë shtuar pas mbledhjes që bordi drejtues i Tiranës ka zhvilluar me kryebashkiakun Lulzim Basha, ku zyrtarët e klubit kanë kërkuar uljen e rrogës për trajnerin, me shpjegimin se ai nuk kryen më edhe funksionin e menaxherit. Gjithçka mbetet për t’u vendosur, ndërsa për të mësuar nëse Hulian Rubio do të vazhdojë aventurën te bardheblutë apo jo duhet pritur e hëna.
Në takimet e tjera të ditës së sotme, Besa rikthehet në Superligë me transfertën e vështirë në fushën e Laçit të drejtuar nga Përparim Daiu. Për kurbinasit bëhet fjalë për ndeshjen e parë me tifozë, që prej ndëshkimit për dhunën ndaj gjyqtarit Jemini.
Apolonia që mbijetoi në elitë vetëm pas ndeshjes “play out” gjatë sezonit të kaluar, debuton në këtë sezon kundër Kastriotit të drejtuar nga Artan Mergjyshit në Fier, një skuadër pretendon të arrijë kupat e Europës gjatë këtij sezoni.