Cunami financiar po troket
Nikollaq Neranxi
Vazhdimisht kam folur për biznesin dhe sipërmarrjen e lirë, kam folur për probleme që lidhen me taksat dhe me çmimet e referencës, kam ngritur probleme që lidhen me penalizimin e biznesit dhe me dhunën psikologjike që ushtrohet nga pushteti mbi biznesmenët dhe kompanitë private. Sot dua të bëj një apel kujdesi dhe vëmendjeje ndaj krizës financiare që ka mbërthyer vendet kryesore dhe aleatin tonë madhor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë mendoj se efektet e krizës globale kanë mbërritur në Shqipëri. Këto janë efekte që, së pari, ndihen te kompanitë, tek rrjeti kryesor i biznesit kombëtar, tek amplitudat e forta të rritjes së çmimeve si dhe te mungesa e besimit për të rritur kapacitetet investuese. Sot Kongresi amerikan, siç jemi në dijeni të gjithë, po bashkohet për të miratuar një paketë shpëtimi. Edhe demokratët, edhe republikanët në pushtet do të votojnë propozimin e Presidentit Bush për fondin prej 700 miliardë dollarë, i cili do të vihet në dispozicion të zgjidhjes së krizës falimentuese të bankave dhe sistemit të kreditimit të tyre. Kjo është një masë fantastike, ky është një akt historik. Nuk dua të bëj komente të mëtejshme, por dua t’i referohem këtij fakti si një kontekst i fuqishëm për situatën në ekonominë tonë kombëtare dhe në marrëdhëniet që ka politika me biznesin.
Prej kohësh sirenat e alarmit për lëkundje dhe tronditje financiare mes bankave dhe biznesit në Tiranë kanë rënë. Eshtë shprehur i pari Guvernatori i Bankës Kombëtare, kanë reaguar ekspertë të financave dhe ish-ministra financash. Janë bashkuar në shqetësimin e tyre për ndikim të pashmangshëm të kësaj krize edhe në Shqipëri, analistë dhe ekspertë të biznesit dhe importeve. Mirëpo, përballë këtyre zërave të shqetësuar, asnjë reagim institucional. Kur them reagim institucional, e kam fjalën për një paketë reagimesh që ofron lehtësira dhe mbrojtje për biznesin, për sipërmarrjet dhe për investitorët tanë. Bankierët e vendit prej kohësh shprehen të shqetësuar për probleme vonesash në shlyerjet e kredive prej shumicës së biznesit vendas. Ky alarm duhet të drithërojë edhe qeverinë e të mos shtiret sikur bëhet fjalë për “bahçen e tjetrit”. Jo, bëhet fjalë për financat kombëtare, për biznesin tonë që sakrifikon dhe përjeton pengesa nga më të ndryshmet. Nuk mund të vazhdojë kjo situatë kështu. Qeveria, e cila ka dëshmuar gatishmëri për të poseduar gjithë regjistrat e kreditimeve të biznesit privat dhe të gjithë dokumentacionin financiar, duhej të ishte e para që të shprehej për masa dhe oferta lehtësuese në këtë situatë dhe në këto kushte të krizës globale. Do të ishte mirë që sot, qeveria Berisha të shprehej se për shkak se tregjet botërore kanë rritur çmimet dhe kanë ndryshuar gjendjen e tyre, po ndërmerr një masë lehtësuese për zgjatjen e afateve për shlyerjet e detyrimeve të mbartura, për lehtësim të barrës fiskale në këtë periudhë krize, për marrëveshje shtesë me komunitetin e biznesit në kontekst me situatën e krizës si dhe për akte të tjera lehtësuese. Deri tani asgjë e tillë nuk është kryer. Madje, masat shtrënguese dhe kërcënimi verbal vazhdon të shtohet. Në këtë vend ku prej dekadash vazhdon zvarritja e qytetarëve në kredi të këqija, po bëhen kredi të këqija edhe ato të marra nga bankat private. Mirëpo shteti këto kredi i sheh sikur janë marrëdhënie financiare në një hapësirë tjetër dhe mes protagonistëve me të cilët shtetin nuk e lidh asgjë. Kjo është një sjellje e vrazhdë dhe dëshmon se sa jo për qytetarin dhe për biznesin është kjo qeveri.
Opozita ka dhënë alarmin e saj për këtë gjendje dhe për kërcënimet që shtohen.
Një qeveri që nuk forcon lidhjet me biznesin në situata të tilla, por shton nepotizmin politik me biznese të veçanta, bëhet në një farë mënyre armike e biznesit. Ajo i shton lakun biznesit dhe favorizon asimetrinë e konkurrencës së lirë. Ekonomia e tregut dhe e biznesit të lirë në këtë mënyrë, futet në pista të rrezikshme dhe me risqe të pallogaritshme.
Prandaj gjej rastin t’i tërheq vëmendjen qeverisë dhe kryeministrit Berisha, për të forcuar partneritetin dhe për të shumëfishuar masat në mbrojtje të biznesit dhe tregut kombëtar, në kushtet kur cunami financiar është shfaqur në horizont.