Të moshuarit, sot dita ndërkombëtare
Janë shtresa më e varfër në gjithë shoqërinë, por për edhe për pak solidaritet janë mirënjohës. Sot në ditën ndërkombëtare të pensionistëve, shoqata që i përfaqëson nuk harron të falënderojë të gjithë donatorët që i kanë ndihmuar. “I falënderojmë të gjithë për ndjenjën e humanizmit që kanë treguar për brezin e tretë. Ndër ta, përshëndesim zotin Muharrem Malaj, ambasadën italiane, kompaninë “Voda-fone” dhe Bashkinë e Tiranës”, shprehet nënkryetarja e shoqatës “Lidhja e pensionistëve Shqiptarë”, Kudrete Dobi. Ajo ka kërkuar gjithashtu, më shumë vëmendje ndaj të moshuarve. Sot, me rastin e ditës ndërkombëtare të pensionistëve pritet të zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera nga Bashkia e Tiranës. Në vendin tonë numërohen më shumë se 500 mijë pensionistë.