Euromax mbush 3 vjet
Së shpejti supermarketi Euromax do të festojë 3-vjetorin e krijimit të tij. Kështu më 3 tetor, rrjeti i supermarketeve Euromax do të mbushë tre vjet nga hapja e tij. Më tre tetor të vitit 2005 u hap hipermarketi në QTU, i pari në Shqipëri i përmasave evropiane. Ceremonia e hapjes ishte e përmasave spektakolare me mijëra produkte dhe pafundësi ofertash. Zinxhiri u vijua shumë shpejt dhe brenda vitit 2007 u realizuan plot 13 pika shitjesh në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier. Promovimi i përvjetorit të Euromax këtë vit rezervon shumë surpriza në Euromax Hypermarket në QTU. Janë planifikuar shumë oferta, ku pjesë e tyre janë edhe ndarja e produkteve falas. Vetëm në datën 3 tetor do të jepen 100 karroca falas, pra mjafton që klientët të bëjnë blerjet e tyre dhe i gjithë pazari do t’i jepet dhuratë nga Euromax. Dhe jo vetëm kaq, por edhe dhjetëra produkte elektroshtëpiake.