E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi 34 vjeçarin, bie në prangat e policisë

Sarandë-Është ndaluar sot nga policia shoferi i automjetit që shkaktoi vdekjen e 34 vjecarit Endri Merkaj nga Saranda. Policia konfirmon se fajtor për vdekjen e 34- vjecarit, ishte  shoferi Asqeri Cako i cili ka humbur kontrollin në castin e shkëbimit me kamionin që vinte përballë në segmentin rrugor Saranndë -Delvine në vendine quajtur Bamatat.

Ai ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe ndaj ka aksidentuar për vdekje shteasin Endri Merkaj. Pikërisht për këtë vepër penale është arrestuar nga policia dhe pritet që prokuroria të hetojë më tej mbi ngjarjen.

Mjeti me targë GJ 40 04 A ,i drejtuar në kohën e përplasjes ka arritur shpejtësinë mbi 160 km/orë. Sipas burimeve policore Asqeri Cako dyshohet si përgjegjës për aksidentin ku humbi jetën marangozi 34-vjeçar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›