Malajzia njeh shtetin e ri të Kosovës
Malajzia ka njohur sot zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Kështu shefi i Zyrës së Malajzisë në Prishtinë, Mustafa Mansor, i dorëzoi ministrit të jashtëm kosovar, Skënder Hsyeni letrën e homologut të tij malajzez me anë të së cilës bëhet e ditur dhe konfirmohet njëkohësisht njohja e sovranitetit të Kosovës.
Ndërkaq nga ana tjetër ministri Hyseni ka falenderuar shefin e zyrës së Malajzisë dhe ka theksuar se shpreson se do të ketë edhe njohje nga vendet të tjera.Me njohjen nga Malajzia, Republika e Kosovës është njohur nga 52 vende të botës./INA/