Indi, 18 sulme me bomba, marrin jetën e 68 personave
68 persona janë vrarë dhe 160 të tjerë
janë plagosur pas 18 shpërthimesh të
njëpasnjëshme pjesa më e madhe e të
cilave kanë ndodhur në shtetin lindor të
Indisë, Assam. Grupi kryesor që mund
ta kishte kryer shpërthimin Fronti i Bashkuar
Çlirimtar i Assamit ka mohuar çdo
lloj përfshirjeje në tragjedi. Madje, ata
fajësuan "forcat pushtuese" për ndërmarrjen
e sulmeve. Ato janë kryer brenda një
intervali njëorësh dhe në vende të populluara
me njerëz si tregje, rrugë e sheshe.
Në shpërthimin e parë humbën jetën
menjëherë 14 vetë. Më pas kanë
ndodhur edhe shpërthimet e tjera. Pjesa
më e madhe e eksplozivit ka qenë
vendosur në makina. Kryeministri indian,
Singh, që përfaqëson Assamin në
Parlament, ka deklaruar se do të marrë
masa për të zbuluar fajtorët. Për momentin,
autorët kanë mbetur mister dhe kjo
nuk ndodh shpesh në raste të tilla në Indi.
Në këtë rast, të gjithë grupet e mundshme,
që zakonisht kryejnë për motivet
e tyre shpërthime, kanë ngritur supet dhe
janë distancuar.