FMN: Qeveritë të bëjnë më shumë shpenzime
Uashington - “Qeveritë duhet të bëjnë më shumë shpenzime për të stimuluar ekonomitë vendase”. Kjo është deklarata e kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn në një intervistë për BBC-në. “Për të përballuar krizën financiare globale do të nevojiten rreth 1.2 trilionë dollarë ndërsa paketat në ndihmë të ekonomive deri tani përbëjnë një shumë më të vogël se kaq”, tha ai. Për sa i përket pritshmërisë për rritjen e ekonomike ai tha bëri të ditur se nuk do të jenë ato qe FMN kishte parashikuar.
"Ne na është dashur tashmë ta ulim nivelin e parashikimeve për rritjen globale në 2009-ën dhe parashikimi i ri që do të bëjmë në janar, ndoshta do të jetë më negativ se i kaluari. Kështu që ne e shohim 2009-ën si një vit me të vërtetë të keq,” tha ai. Kreu i FMN-së paralajmëroi se pa shpenzimet e qeverive për të ringjallur ekonominë, trazirat sociale do të ishin njëra prej pasojave të mundshme të kësaj krize.
"Unë jam veçanërisht i shqetësuar nga fakti se parashimet tona janë që tani shumë të zymta, po që ato do të jenë edhe më të zymta nëse nuk zbatohet stimul i mjaftueshëm fiskal," tha ai.