E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri: “Ju tregoj marrëdhëniet me serbin Markoski”



Brenda skuadrës së Vorskla Poltavës në Ukrainë “zien” një Ballkan i tërë, por “kolonia shqiptare” është më e madhja. “Jemi tre shqiptarë (Curri, Dallku, Jonuzi), dy serbë, dy kroarë e një maqedonas. Me këta kroatët kemi dhe marrëdhëniet më të mira. Nga Nato? Edhe nga ajo”, - qesh Curri. “Por marrëdhënie të mira kemi edhe me maqedonasin, se ai ka mësuar edhe pak shqip. Curri kapiten i Vorsklës? Nuk i dihet, ai aktual është një portier ukrainas, 34 vjeç”,- thotë futbollisti polivalent për “Albania-sport.com
Debatik Curri, me 3 gola të realizuar në kampionat është edhe “bombardieri” (golashënuesi në gjuhën ukrainase) më i mirë i ekipit të tij, duke lënë pas dy sulmuesit e Vorsklës, serbin Vasil Saqko.
Me dy gola te Vorskla janë Dmitro Esin e Sergij Kravçenko, dy mesfushorë që luajnë pas dy sulmuesve, ndërsa vetë sulmuesit Vasili Saçko, Iovan Markoski e Sasha Dzhuriçin kanë realizuar nga një gol në 9 javët e para.
“Markoski është serb, ndërsa Dzhuriçin, por nuk po kalojnë momente të mira. Gjithsesi, Markoski është lojtar i mirë”. Por si mund të jenë marrëdhëniet e një kosovari si Debatik Curri e një serbi si Markoski? “Janë përgjithësisht të mira. Një gjë është e sigurt publikisht nuk jemi armiq e nuk kemi gjë kundër njëri-tjetrit. Kur u shpall Pavarësia e Kosovës (17 shkurt 2008) ne ishim për fazë përgatitore në Turqi, trajneri pas stërvitjes na tha përmes duartrokitjesh se Kosova është bërë shtet dhe të gjithë na përgëzuan, si mua ashtu edhe (Armend) Dallkun e (Ahmed) Jonuzin. Edhe ky serbi na përgëzoi”, - thotë Curri. “Me të nuk flas kurrë serbo-kroatisht në stërvitje apo gjatë ndeshjeve, por vetëm në gjuhën ukrainase apo rusisht. Edhe kur gabon gjatë lojës e humbet ndonjë rast rusisht e shaj”, - thotë me të qeshur Debatiku, i cili më 28 dhjetor do të mbushë 25 vjeç. “Është më i madh se mua në moshë, 28 vjeç, por duk qenë i vogël në trup, ndihet inferior ndaj meje”, - thotë Curri, një gjigant 187 cm. “Gjithsesi, dalim ndonjëherë bashkë e takohemi në ndonjë diskotekë, por nuk rrimë shumë shpesh. Më mjafton koha që rrimë stërvitemi bashkë”.
Debatikut i erdhi shumë keq për humbjen e ekipit të tij Vorsklës, 3-1 kundër Metalistit në transfertë, por megjithatë edhe një gëzim personal e pati. “Na u duk shumë e hidhur humbja, - tha Curri, - pasi vinte pas katër fitoreve rresht. Megjithatë, personalisht jam i kënaq nga fakti se shënova gol në atë takim (atë 2-1)”. “Ende është shpejt, por këtë sezon kam qëllim të shënoj të paktën dhjetë gola. Edhe sezonin e kaluar unë isha më i mirë i ekipit. Shënova 7 gola”,- shton mesfushori i Vorsklës, i cili ka shënuar 15 gola në 103 ndeshje me fanellën e skuadrës ukrainase, ekip me të cilin luan që nga sezoni 2004-2005. “Kam bërë edhe një në Kupën e Ukrainës kundër Shahtor Donjeckut, pa numëruar ata në miqësore”, -thotë futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë.

Golashënuesit pas 9 javëve

Debatik Curri 3
Dmitro Esin 2
Segrij Kravçenko 2
Ahmed Januzi 1
Denis Kulakov 1
Vasil Saçko 1
Jovan Markosiki 1
Sasha Dzhurçin 1

30 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›