E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasje gjigantësh në Champions



Bajerni e nisi me fitore aventurën në Ligën e Kampioneve dhe kampionët e Gjermanisë dëshirojnë ta përsërisin edhe kundër kryesuesve të kampionatit francez, Lionit. Kampionët e Francës në ditën e parë kundër Fiorentinës ishin në disavantazh 0-2, por arritën të barazonin në 17 minutat e fundit, duke marrë një pikë të çmuar kundër skuadrës italiane. Bajerni nga ana e tij iu fal golit të belgut Daniel Van Buyten në fitoren e ngushtë kundër Steaua në Bukuresht. Bajerni e Lioni janë ndeshur në fazën e grupeve në sezonin 2003-2004, kur fituan 2-1 falë golave të Xhovani Elberit e Roj Makajit, ndërsa për francezët shënoi Zhunjinjo Pernambukano. Bajerni ka fituar kundër Lionit në shtëpi 1-0 edhe në edicionin 2000-2001, më 22 nëntor 2000. Bajerni ka fituar në shtëpi shtatë nga dhjetë ndeshjet kundër vizitorëve francezë, duke humbur dy e barazuar një. Gjithsesi, ndeshja e fundit e Bajernit në shtëpi, ajo e sezonit 2006-2007 përfundoi me humbjen 0-2 nga Milani, që i dha fund 11 ndeshjeve pa humbje të Bajernit në Munih. Fitorja e fundit më e shkëlqyer e Lionit në Gjermani është ajo 2-0 kundër Shtutgardit gjatë sezonit të kaluar të Ligës së Kampioneve. Në katër ndeshjet e fundit në Gjermani, Lioni i ka fituar të gjitha.
Alborg-Mançester

Alborg do të presë Mançester Junaitid në Danimarkë me synimin për të bërë një tjetër paraqitje të mirë në Grupin E, pas barazimit me Sëlltikun në ditën e parë të ndeshjeve të Ligës së Kampioneve.
Formacioni i Brus Riosh fitoi një pikë të çmuar në Glasgou pas barazimit pa gola. Edhe Mançester Junaitid nuk shkoi më shumë se barazimi po pa gola kundër spanjollëve të Vilarealit, duke i dhënë fund serisë prej 12 fitoresh në “Old Traford”. Alborg e Mançester Junaitid nuk janë takuar midis tyre, pro trajneri Riosh beson se ka eksperiencën për të përballuar skuadrën e Aleks Fergusonit.
Aalborg mbërriti në fazën e grupeve pasi eliminoi boshnjakët e Modricës në raundin e dytë (ekipi që eliminoi Dinamon tonë) e në të tretin letonezët e Kaunasit. Mançester Junaitid është i pamundur në gjashtë ndeshjet e fundit në transfertë në Ligën e Kampioneve, duke regjistruar tre fitore e tre barazime në sezonin e fundit. Mançester shpreson të shmangë përsëritjen e humbjes 1-0 kundër FC Kopenhagen në udhëtimin e tyre në Danimarkë, kur Markus Allbek shënoi në minutën e 73-të, më 1 nëntor 2006. Gjithsesi, 3- herë kampionët e Europës kanë mundur 6-2 Brondbin në sezonin 1998-1999, njëherësh edhe fitorja me më shumë se pesë gola në ndeshjet jashtë.

Arsenal-Porto
Kampionia e Portugalisë, Porto, ka humbur në transfertë
në katër takimet e fundit të Ligës së Kampioneve kundër ekipeve angleze, duke përfshirë Liverpulin gjatë sezonit të fundit, por dhe Arsenalin (20006-2007) e Çelsin (2006-2007 e 2004-2005). Pikërisht për këtë arsye vizita e së martës në Londër kundër Arsenalit i motivon më shumë portugezët për të regjistruar suksesin e parë. Porto që nga viti 1999 e filloi fazën e e grupeve me tri pikë të plota, teksa në ditën e parë mundi 3-1 Fenerbahçen. Në të njëjtën mbrëmje Arsenali luftoi fort për të marrë një pikë nga vizita në Ukrainë, kur barazoi 1-1 me Dinamon e Kievit, falë golit të Uiliam Gallasit dy minuta para përfundimit të takimit, duke anuluar avantazhin e krijuar nga Ismail Banura nga pika e bardhë e penalltisë. Arsenali ka një rekord shumë të mirë në shtëpi, pasi ka 22 ndeshje pa humbur në Ligën e Kampioneve që nga prilli i vitit 2004, përfshirë dhe ato kualifikuese. Rekordi përfshin tetë fitore e katër barazime në stadiumin e Arsenalit në Ligën e Kampioneve, përfshirë edhe fitoren kundër Portos, më 26 shtator 2006. Porto ka një bilanc negativ në Angli, duke humbur nëntë nga dhjetë ndeshjet e mëparshme.

Zenit-Real Madrid

Pasi luajti kundër fituesve të vitit 1996, Juventusit, në ndeshjen e parë historike në Ligën e Kampioneve, Zeniti i Sënt Petersburgut do të përballet në Moskë me 9-herë kampionët e Europës, Realin e Madridit në Grupin H. Kampionët në fuqi të Rusisë e nisën me një humbje 1-0, ndërkohë që Reali i Madridit fitoi 2-0 në shtëpi kundër debutuesve nga Bjellorusia, Bate Borisov.

BATE-Juventus

Pas përballjes me Realin e Madridit në debutimin historik në Ligën e Kampioneve, BATE Borisov do të kryqëzojë shpatat me një tjetër fitues të këtij kompeticioni, Juventusin. Bjellorusët janë në kërkim të pikëve të para kundër formacionit të Klaudio Ranierit, me shpresën se do të mund të fitojnë kundër Zenitit ën St. Petërsburg. Formacioni i Viktor Gonçarenkos ka tashmë më shumë eksperiencë.

Liga e Kampioneve
Dita 2
30 shtator 2008

E Alborg-Man.United
E Villarreal-Sëlltik
F Fiorentina-Steaua
F Bajern M.-Lion
G Arsenal-Porto
G Fenerbahçe-Dynamo Kiev
H Zenit -Real M. (18:30)
H BATE-Juventus

1 tetor 2008

A Kluzh-Çelsi
A Bordo-Roma
B Anorthosis-Panathinaikos
B Inter-Bremen
C Sporting-Bazel
C Shakhtar-Barcelona
D Liverpul-PSV
D Atletiko-Marsejës
* Ndeshjet fillojnë në orën 20:45

RENDITJA
Dita 2
30 shtator 2008

Grupi E

Alborg-Man.United
Villarreal-Sëlltik
Man. United 1 1
Villarreal 1 1
Sëlltik 1 1
Alborg 1 1

Grupi F
Fiorentina-Steaua
Bajern M.-Lion
Bajern 1 3
Fiorentina 1 1
Lion 1 1
Steaua 1 0

Grupi G
Arsenal-Porto
Fenerbahçe-Dinamo Kiev
Porto 1 3
Arsenal 1 1
Dinamo Kirv 1 1
Fenerbahçe 1 0

Grupi H

Zenit -Real Madrid
BATE-Juventus
Real Madrid 1 3
Juventus 1 3
Zenit 1 0
BATE 1 0

1 tetor 2008

Grupi A

Kluzh-Çelsi
Bordo-Roma
Çelsi 1 3
Kluzh 1 3
Roma 1 0
Bordo 1 0

Grupi B
Anorthosis-Panathinaikos
Inter-Bremen
Inter 1 3
Bremen 1 1
Anorthosis 1 1
Panathinaikos 1 0

Grupi C
Sporting-Bazel
Shakhtar-Barcelona
Barcelona 1 3
Shakhtar 1 3
Basel 1 0
Sporting 1 0

Grupi D
Liverpul-PSV
Atletiko-Marsejës
Atletiko 1 3
Liverpul 1 3
Marsejë 1 0
PSV 1 0

30 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›