E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuman me dy sulmues kundër Shqipërisë



Trajneri i njohur holandez, Ervin Kuman ka shpallur listën për dy takimet eliminatore të Grupin të Parë të zonës Europianë të vlefshme për Botërorin “Afrikë 2010”, ato ndaj Shqipërisë më 11 tetor e kombëtares së Maltës, katër ditë më pas.
Në listën e lojtarëve të thirrur nga ish-lojtari i Barcelonës, nuk mungojnë emra të frikshëm si mesfushori Tamas Hajnal i Borusias së Dortmundit apo dhe shoku i ekipit të Altin Lalës te Hanoveri, Zhabols Huszhti. Mesa duket edhe Kuman, ka të njëjtën mëndje si holandezi ynë Ari Han, pasi ka thirrur vetëm dy sulmues, Rudolf të Debrecen dhe Torghelle të Augsburgut. Kapiteni i Hungarisë është Zoltan Gera i Fulhamit. Hungaria barazoi në shtpëi me Danimarkën në ndeshjen hapëse, por humbi 2-1 kundër Suedisë në transfertë. Golin e vetëm për hungarezët e shënoi
sulmuesi 23-vjeçar Gergeli Rudolf në minutën e 90-të.
Shqipëria është përballur tre herë kundër Hungarisë, por i fundit ka qenë në vitin 1950. Si për ironi të fatit, kundër Hungarisë kemi pësuar edhe humbjen më të thellë historike: 12-0, më 24 shtator 1950, kur në bankinën e Kombëtares sonë ishte Ludovik Jakova. Hungaria kishte atëherë një nga ekipet më të mëdha të Europës e katër vjet më pas u bë dhe nënkampionia e Botës, në vitin 1954. Fitorja 12-0 me Shqipërinë hyn ndër tre më të thellat e Hungarisë në ndeshjet ndërkombëtare, përfshirë ato me Rusinë po 12-0 në vitin 1912 në Moskë e Francën, me rezultatin 13-1 në Budapest në vitin 1927.
Për t’u rikthyer te statistikat e përballjeve me Hungarinë, takimi i parë kundër tyre është zhvilluar 51 vjet më parë, më 20 gusht 1947, ku pësuam një humbje të pastër 3-0 për Kampionatin e Europës Qëndrore, kur përfaqësuesja jonë drejtohej nga Ljubosha Broçiç. Ndeshja e kthimit (23.05.1948) prodhoi një barazim 0-0. Në bankinën kuqezi ishte trajneri Adem Karapici. Ballafaqimi i tretë dhe i fundit regjistroi edhe humbjen më të thellë të Shqipërisë në një ndeshje miqësore ndërkombëtare: 12-0, më 24 shtator 1950. Gjithsesi, ato kohë kanë kaluar tashmë e mesa duket nuk do të përsëriten më kurrë. Boll, të kujtojmë se në Budapest shkojmë me tri pikë më shumë se Hungaria. Shqipëria nuk ka shënaur asnjë gol kundër Hungarisë

LISTA E HUNGARISW
Portier: Gabor Babos (NEC), Marton Fulop (Sunderland), Laszlo Koteles (Diosgyor), Adam Bogdan (Bolton).
mbrojtës: Zoltan Szelesi (Strasbourg), Laszlo Bognar (Red Bull Salzburg), Roland Juhasz (Anderlecht), Tamas Vasko (Avellino), Zsolt Low (Hoffenheim), Vilmos Vanczak (Sion), Boldizsar Bodor (Roda), Krisztian Timar (Plymouth).
Mesfushorë : Tamas Hajnal (Dortmund), Zoltan Gera (Fulham), Krisztian Vadocz (Osasuna), Pal Dardai (Hertha Berlin), Peter Halmosi (Hull), Balazs Toth (Genk), Akos Buzsaky (QPR), Tamas Koltai (Gyori ETO), Balazs Dzsudzsak (PSV), Szabolcs Huszti (Hanover).
Sulmues : Gergely Rudolf (Debrecen), Sandor Torghelle (Augsburg).

Me Hungarinë
20.08.1947/ Tr.: Ljubisha Broshiç
Hungari-Shqipëri 3-0 (Kam. Europës Qëndrore)
23.05.1948/ Tr.: Adem Karapici
Shqipëri-Hungari 0-0 (Kam. Europës Qëndrore)
24.09.1950: Tr.: Ludovik Jakova
Hungari-Shqipëri 12-0 (Miqësore)
Bilanci: 3 takime; 0 fitore, 1 barazim, 2 humbje

30 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›