E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri fut në sherr ukrainasit me turqit



Klubi i Vorskla Poltavës vazhdon të këmbëngulë se mesfushori shqiptar, Debatik Curri, është pjesë e kësaj skuadre dhe se nuk ka asnjë transferim zyrtar drejt skuadrës turke të Gençlebirgligi. Nëpërmjet një tjetër deklarate për shtyp, drejtuesit e Vorsklas kanë theksuar se Curri nuk është transferuar ende te Gençlebirligi, madje përkundrazi, nuk do të lejojnë që ai të firmosë për këtë skuadër. “Debatik Curri është ende nën kontratë me Vorsklan dhe klubi i Gençlebirligisë duhet të na kërkojë ndjesë për transferimin e nxituar. Ne nuk do të lejojmë që të shkelen rregullat dhe investimet tona”, thuhej në uebsajtin e Vorskla Poltavës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›