Klodian Duros i bëjnë “dalje” në Qipro
Klodian Duro është drejt largimit nga klubi qipriot i Apollon Limasolit. Mesfushori 33-vjeçar i Kombëtares shqiptare nuk bën më pjesë në planet e trajnerit dhe sipas medias vendëse, në fund të sezonit ai pritet që të largohet nga skuadra. “Duro është një ndër lojtarët që pritet të largohet nga skuadra gjatë verës. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin Xhorxhos Iosifidis dhe ky i fundit iu ka bërë me dije drejtuesve se mesfushori organizator nuk bën pjesë në planet e tij”, shkruhej në artikullin që i dedikohej mesfushorit të Kombëtares shqiptare në uebsajtin qipriot “protathlima.com.cy”.