Curri, gati ‘divorci’ me Vorskla Poltavën
• Asist perfekt i Armend Dallkut nga këndi, Debatik Curri kërcen fuqishëm me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë.Jetmir Halilaj Një gol për t’u mbajtur mend ai kundër Shahtjor Donjeckut të mërkurën. Për t’u mbajtur mend sidomos për të dy shqiptarët që luajnë te Vorskla, pasi ajo mund të jetë ndeshja e tyre e fundit që luajnë bashkë në të njëjtin klub, gjë që është është konfirmuar në një intervistë nga vetë Debatik Curri.E mbyllët me gol këtë pjesë të sezonit. A jeni i kënaqur?Jam shumë i kënaqur dhe mendoj se deri tani kam bërë një paraqitje të mirë. Sigurisht që e mira nuk ka fund, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Asistin e golit ua dha Dallku, ai thatë gjë pas ndeshjes?I thashë faleminderit për asistin. Përveç kësaj..?(Qesh). Ok, i thashë gjithashtu se ia kam një pije borxh. Ndërsa ai u përgjigj se kaq nuk mjaftonte për t’ia shlyer borxhin. Ai më tha se ishte gati të më ofronte një drekë, nëse unë do t’i jepja një asist goli. Flitet se kjo mund të ishte ndeshja juaj e fundit që luani të dy bashkë te Vorskla, pasi njëri prej jush është shumë pranë transferimit në një skuadër perëndimore. Është e vërtetë kjo?Nuk di ta them me saktësi, por as nuk mund ta mohoj. Menaxheri im është në bisedime me disa klube dhe deri tani tratativat kanë ecur mirë. Nëse vazhdohet kështu, ka mjaft gjasa që unë të largohem, pasi në qershor të vitit tjetër më skadon kontrata dhe drejtuesit e klubit këtu nuk dëshirojnë që të mos përfitojnë asgjë nga kartoni im. Kështu që ndryshe nga një vit më parë, tani janë të hapur për bisedime. Ju kërkojnë klube angleze dhe gjermane, ju ku do të donit të shkonit?Bëhet fjalë për dy kampionate të një niveli shumë të lartë dhe vështirë se mund të bësh përzgjedhje. Megjithatë unë do të preferoja një skuadër gjermane, pasi e ndjej se me futbollin që luhet në Bundesligë mund të jap më tepër. Megjithatë nuk kanë munguar edhe ofertat nga skuadra ukrainase, madje ekipe të një niveli të lartë. A do t’ju vinte keq nëse pas muajit janar nuk do të keni më në skuadër Armend Dallkun?Armendin e kam shumë shok dhe pjesën më të madhe të kohës e kaloj me të këtu në Ukrainë. Sigurisht që do të më vinte keq, sepse luajmë prej kaq kohësh bashkë. Megjithatë ne jemi profesionistë dhe të dy e dimë se rrugët tona do të ndahen një ditë. Gjithsesi, do të jemi bashkë në Kombëtare. E rëndësishme është që të vazhdojmë të jemi në formë të mirë dhe të mund të kemi oferta, pasi ky është një tregues për lojtarët, e kjo do të thotë se jemi gjithnjë në përmirësim.