“Tymi i bardhë” në uzinën e Ferrokromit
• BURREL – Tymi që ka dalë dje nga Uzina e Ferrokromit në Burrel. Ka lajmëruar të gjithë qytetin se ka rinisur puna, aq e shumëpritur.Ministri Ruli, bashkë me investitorin italian, drejtues të pushtetit lokal e deputetë të zonës, kanë marrë pjesë në rivendosjen në punës të njërës prej furrave të shkrirjes, të cilat kanë heshtur që prej korrikut 2005. Që nga ajo kohë, jo vetëm familjet e 110 metalurgëve u ndëshkuan, por edhe biznesi në qytet pati pasoja për shkak të shkeljes së marrëveshjes së firmës italiane “Darfo Albania”. Pas reagimeve të shumta, qeveria vendosi heqjen e koncesionit për firmën “Darfo” dhe këtë të drejtë e përfitoi Mario Apolloni, një biznesmen i njohur në Itali në sektorin e përpunimit të mineraleve. Vetëm pak ditë pas premtimit të dhënë, uzina ka rinisur nga puna. e.d