DAP, rol i dobët në shërbimin civil
Departamenti i Administratës Publike vazhdon të ketë një rol të dobët në mbrojtjen dhe promovimin e parimeve të shërbimit civil. Ky është konstatimi që shoqëritë civile bëjnë një vit pas nënshkrimit të MSA-së nga qeveria shqiptare.
Zhvillimi i karrierës profesionale dhe në veçanti rekrutimi dhe ngritja në detyrë nuk kryhet në bazë të kritereve dhe meritave profesionale, çka do të mundësonte një shërbim civil llogaridhënës dhe efecient, por kryesisht mbi baza politike dhe nepotike. Sipas raportit, emërimi i kryetarit dhe anëtarëve të rinj të Komisionit të Shërbimit Civil u shoqërua me ndërhyrje dhe debate politike, duke cenuar pavarësinë e këtij institucioni. Punë e mëtejshme e komisionit është shoqëruar me vonesa për shkak se komisioni i konstituar vendosi ridëgjimin e ankesave të 150 nëpunësve civilë të larguar nga puna. Niveli i zbatimit të vendimeve të Komisionit të Shërbimit Civil dhe organeve të gjyqësorit mbetet mjaft i ulët. ndërkaq, sipas raportit, nuk është marrë asnjë masë për nxjerrjen e përgjegjësive individuale për dëmin e shkaktuar në buxhetin e shtetit, si pasojë e mos zbatimit të vendimeve të formës së prerë. Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjithashtu, ka theksuar se praktikat korruptive vazhdojnë të jenë mbizotëruese në fushën e prokurimit publik. Në 60% të rasteve konstatohen shkelje të ligjit të ri "Për prokurimin publik" dhe dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit përllogaritet në 454 milionë lekë të shpenzimeve korente dhe kapitale, nga të cilat rreth 93% e dëmit është krijuar gjatë zbatimit të procedurave të prokurimit.