Tokat e Ksamilit, kërkohet avokat në Gjykatën Kushtetuese
Pa tokë e pa pronë. Problemi i banorëve të Ksamilit qëndron si nyje, që pret të zgjidhet këto ditë, kur në komuna e bashki po hidhen hapat e parë për ngritjen e komisioneve, që do të verifikojnë e rishikojnë titujt e pronësisë.
Banorët e Ksamilit vazhdojnë të gjenden në udhëkryqin midis të drejtës për marrjen e pronave dhe mosrealizimit shumëvjeçar të kësaj të drejte. Lidhur me ngritjen e komisioneve që do të rishikojnë titujt e pronësisë, prefekti i Vlorës, Hasan Halili, ka një tjetër pikëpamje. Zgjidhjen e kësaj nyjeje, ai e sheh tek organizimi i ksamiliotëve si grup shoqëror dhe te marrja e një avokati cilësor për t‘iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Historia e banorëve të Ksamilit të mbetur pa tokë, ka nisur që nga momenti i ndarjes së tokave të ish-ndërmarrjeve bujqësore. Por pronësimi i tyre ka njohur mjaft kthesa. Prefekti Hasan Halili kujton se, si fillim, Ksamili ka preferuar të bashkëpunojë me një bankë islamike, e cila ishte me ambicien dhe projektin për ta kthyer në zonë turistike. Me kërkesën e vetë banorëve të hershëm të Ksamilit, rreth 476 ha toka i kaluan atëherë në administrim Bankës Islamike dhe Ministrisë së Turizmit, duke iu hequr asaj të Bujqësisë. Duke folur për ecurinë e mëtejshme të këtij problemi, prefekti i Vlorës, Hasan Halili, kujton dekretin presidencial të vitit 1996, i cili kishte në objekt njohjen e të drejtës për kthimin nga tokë bujqësore në truall ndërtimi. Por ai thotë se dekreti mbeti pa kaluar në Kuvend, ndërkohë që dëshira për ndërtime në bregdetin e Ksamilit ka qenë shumë e madhe dhe e papërmbajtur. Por, askush nuk mund të thotë sot saktësisht se çfarë qëndrimi duhet mbajtur me atë dekret: ta ekzekutojnë apo jo?
Për prefektin Halili, banorët e Ksamilit e kanë detyrë të organizohen si grup shoqëror dhe të zgjedhin një avokat cilësor, i cili t‘i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, vetëm kjo është rruga më e sigurt dhe ligjore, që banorët e Ksamilit të pa trajtuar me tokë, deri në tetor të vitit 1992, të bëhen pronarë të tokave që u takojnë, që shpesh janë bërë shkak për protesta e peticione të përsëritura, por zgjidhja ka munguar.