Zgjedhjet e qershorit 2009-të, Mediu: Platforma e së djathtës
Në vijim të zhvillimeve të Asambleve Rajonale të Partisë Republikane, kryetari i saj, Fatmir Mediu, i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë dhe deputetë të kësaj partie, morën pjesë në Asamblenë Rajonale të Qarkut Elbasan.
Kryetari Mediu, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e organizimit të strukturave të partisë për rrethet që bëjnë pjesë në Qarkun e Elbasanit (Peqin, Përrenjas, Librazhd, Cërrik, Gramsh), për të bërë identifikimin e plotë të anëtarëve të qendrave të numërimit, ngritjen e shtabeve elektorale dhe propozimet për kandidatët.
Ai përmendi dhe përshëndeti reformat e ndërmarra dhe sukseset e arrira nga koalicioni i së djathtës, nga mazhoranca aktuale. Pa dyshim, pjesë e këtyre sukseseve është dhe Partia Republikane.
Më tej, Mediu tha se platforma elektorale është jo vetëm një platformë e së djathtës, e cila duhet të bashkojë këtë koalicion në qëllime të përbashkëta, në një program të përbashkët, por edhe i të gjithë shqiptarëve, për realizimin e qëllimeve të mëdha, qëllime që janë të tilla për të gjithë kombin shqiptar.
Ai tha gjithashtu se organizimi i degëve në funksion të zgjedhjeve të 2009-ës të Partisë Republikane në Qarkun e Elbasanit duhet të fillojë që tani, duke u shtrirë deri në komunën më të thellë. "Propozimi i kandidaturave për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të përfaqësojë dhe të gëzojë reputacionin e të gjitha grupeve të interesit", tha Mediu.