E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pensionet Private Suplementare - hapi i parë i reformës"

Dje, më datën 1 nëntor 2008, në Hotel ARVI, Durrës, u zhvillua takimi me temë: "Pensionet Private Suplementare - hapi i parë i reformës së pensioneve në Shqipëri".

Takimi i organizuar nga Instituti i Pensioneve Private CAPITAL dhe Kompania e Sigurimeve SIGAL, në bashkëpunim me shoqatat e kontabilistëve dhe ekspertët kontabël të rrethit të Durrësit, biznese të mëdha të Durrësit, drejtues të bankave, të kompanive të sigurimeve e pensioneve dhe të pushtetit lokal.

Në takim ishin të pranishëm edhe z.Klodian Pajuni, prefekt i Durrësit, z.Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit, z.Zamir Ramadani, kryetar i Këshillit Bashkiak Durrës etj.

Në fjalën përshëndetëse, drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë SIGAL, z. Avni Ponari, foli për zhvillimet aktuale në sistemin e sigurimeve, tregu i të cilave po rritet dhe po zhvillohet së bashku me zhvillimin e ekonomisë. Rreziqet e ndryshme që janë të ekspozuar sot bizneset dhe njerëzit, tha në fjalën e tij z.Ponari, kërkojnë zgjidhje të reja dhe në këtë kuadër, SIGAL & UNIQA Group po ofrojnë produkte të reja të jetës, që kujdesen për ruajtjen e shëndetit dhe jetës, si dhe për garantimin e të ardhmes.

Drejtori i Përgjithshëm i IPP CAPITAL, zoti Naim Hasa, i njohu të pranishmit e takimit me zhvillimet e sistemit të pensioneve në Shqipëri dhe pikat kryesore të reformave që po diskutohen sot. Z. Hasa theksoi se domosdoshmëria e reformave në fushën e pensioneve është një kërkesë imediate e shoqërisë shqiptare. Së pari, për arsye të problemeve financiare që do të përballet buxheti i shtetit, dhe së dyti, për arsye të diferencave të mëdha midis pensioneve dhe pagave. Kështu, çdo individ kur del në pension, megjithëse ka paguar një jetë të tërë, merr vetëm 30-35% të pagës së tij të fundit në formë pensioni. Aplikimi i pensioneve suplementare është një hap i rëndësishëm për ngushtimin e diferencave të mëdha në masën e pensionit. Tashmë jo vetëm punonjësit e sektorit shtetëror, por edhe ato privat duhet të mbulohen me këtë sigurim të ri.

Kontabilistë e ekspertë kontabël, si dhe përfaqësues të biznesit diskutuan në këtë takim për nevojën e mbështetjes së këtyre reformave jetike me lehtësira fiskale në përfitim të të siguruarve, konform eksperiencave ndërkombëtare.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›