E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith i kërkon Thaçit të largojë një ministër nga qeveria

PRISHTINE-Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith, ka këshilluar kryeministrin Hashim Thaçi që të largojë një ministër nga kabineti i tij. "Feith, i cili në Kosovë përfaqëson grupin e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe Bashkimin Evropian, ia ka bërë këtë kërkesë Thaçit, javën e kaluar", shkruan në numrin e sotëm "Koha ditore".

E përditshmja shton se ministri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, thuhet se është një nga ministrat më të fuqishëm të kabinetit Thaci. Ai dyshohet për përvetësimin e dhjetëra milionë eurove. Burimet e gazetës kanë rikonfirmuar se kryeministrit Thaçi i është dorëzuar edhe një dosje me të dhënat rreth dyshimeve për ministrin në fjalë, ndërkaq që, të njëjtën dosje e ka edhe EULEX- i.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›