E Diel, 1 Nëntor 2026

DASH: Shqipëria, progres në luftën kundër terrorizmit

Departamenti Amerikan i Shtetit e cilëson Shqipërinë në raportin e saj më të fundit si një vend të angazhuar në luftën kundër terrorizmit. "Shqipëria ka kontribuar me trupa ushtarake në Afganistan, ka ngrirë llogaritë bankare dhe pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit dhe ka punuar fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera për të luftuar terrorizmin", citohet në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit. Duke iu referuar këtij raporti, Shqipëria ka bërë progrese në ruajtjen e kufirit të detit dhe të tokës, por forcat policore dhe qeveria duhet të vazhdojnë të përballojnë sfidat për të respektuar sigurinë plotësisht dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Më 14 janar ka filluar procesi penal kundër Hamzeh Abu Rayyan, koordinatorin e dyshuar për UNSCR 1267 të indikuar nga Al-Kadi di Yassin financier i terrorizmit, i cili është furnizuar nga fondet e fshehura të përdorura për të financuar terrorizmin. Të ardhurat janë ngrirë këtë vit në Shqipëri, nga ligji për ngrirjen e llogarive bankare të personave që financojnë terrorizmin, i cili ka hyrë në fuqi në tetor të vitit 2008. Në raport thuhet se Ministria e Financave ka bërë ngrirjen e parave kundër 6 individëve dhe 14 fondacioneve dhe kompanive të listës së UNSCR 1267. Në raport thuhet se përpjekja kundër terrorizmit dhe financimit të saj është frenuar nga një mungesë e infrastrukturës të bashkëpunimit të të dhënave dhe të mundësive të përshtatshme për të ndjekur hap pas hapi korrektësisht ngjarjet dhe për t‘i dirigjuar ato në mënyrë korrekte. Në raportin e përvitshëm të DASH-it mbi kërcënimin e terrorizmit global bëhet me dije se Shqipëria ka shënuar përparim edhe në përcaktimin e pikave të dobëta kufitare në tokë dhe në det, por qeveria dhe policia kanë ndeshur në sfida për sigurimin e plotë të kufijve, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në raportin vjetor mbi terrorizmin global, Departamenti Amerikan i Shtetit e sheh Al Kaedën si kërcënimin më të madh terrorist për Shtetet e Bashkuara, ndërsa akuzon Iranin si shteti kryesor që sponsorizon terrorizmin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›