Rehn: Zgjedhjet, guri i provës për Shqipërinë
Komisioneri evropian për zgjerimin, Olli Rehn, pak ditë pas aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian i cilësoi zgjedhjet e 28 qershorit si provën e madhe të Shqipërisë. Zgjedhjet e 28 qershorit, janë sfida dhe guri i provës për Tiranën zyrtare, e cila tashmë e ka bërë hapin e parë të rëndësishëm, duke paraqitur kërkesën për të fituar statusin e vendit kandidat në Pragë. Komisioneri Olli Rehn gjatë një interviste ekskluzive për "Top Channel" theksoi se "duhet të sigurohemi për cilësinë e produktit". Kjo procedurë do të nisë pasi zgjedhjet e 28 qershorit të kalojnë provën e zjarrit.
Sipas tij, prova e parë kritike janë zgjedhjet në fund të qershorit. "Është absolutisht thelbësore që të jenë të ndershme dhe të përmbushin standardet ndërkombëtare. Për komisionin ky proces ka dashur një vit për të përgatitur opinionin. Është e vështirë të thuhet paraprakisht, pasi ne duam të sigurohemi që kemi të bëjmë me produkt të cilësisë së lartë dhe duhet ta bëjmë mirë", tha Rehn. Por në rast se zgjedhjet shkojnë keq, Bashkimi Evropian nuk ka një koment lidhur me këtë çështje. Shefi i komisionit evropian për zgjerimin lidhur me këtë argument theksoi se "të mos mendojmë më të keqen, por të punojmë për të menduar se zgjedhjet do të jenë më të ndershme. Komisioni evropian të përgatisë opinionin për kandidaturën e Shqipërisë në BE".
Bashkimi Evropian i kërkoi Shqipërisë të aplikonte pas zgjedhjeve të 28 qershorit, por qeveria shqiptare nga ana tjetër u tregua e palëkundur duke kërkuar aplikimin pas firmosjes dhe implementimit të MSA-ve me vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Lidhur me pyetjen se cili është gjykimi i komisionarit Rehn, pasi Shqipëria s‘e dëgjoi këshillën e tij për të aplikuar, ai u përgjigj se
"Ne kemi mbajtur kontakte të rregullta dhe na kanë informuar". Rehn shtoi se "Shqipëria ka të drejtë të aplikojë për në BE. Ne do të ndjekim rregulloren dhe sapo të na kërkojnë të bëjmë një gjë për këtë ne do të nisim punën". Lidhur me liberalizimin e vizave, në mesin e muajit maj, Shqipëria pritet të kalojë një tjetër provë delikate. Komisioni evropian do të përgatisë një raport në mesin e këtij muaji për të përcaktuar se deri në cilën pikë ndodhet Shqipëria nga kushtet e kërkuara nga ndërkombëtarët. "Shqipëria duhet të përmbushë standarde ndërkombëtare", theksoi Rehn.