PD, tur paraelektoral në rrethe
Partia Demokratike vazhdon turin e saj paraelektoral në rrethe. Zv/kryeministri Genc Pollo nga Berati i bëri një përmbledhje premtimeve të 2005 të Partisë Demokratike. Në të njëjtën linjë kanë vijuar edhe nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, nga Mati dhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, nga Lushnja.
"Kundërshtarët tanë politikë sot po vajtojnë e ankohen. Ata thonë se ne po e përdorim aplikimin për statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian dhe Komisionin Hetimor të ngritur për të hetuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për fushatë elektorale", tha Patozi. Sipas tij, "PD nuk ka nevojë për aksione të tilla politike për të mundur Partinë Socialiste dhe kryetarin e saj, ata ne i mundim edhe pa bërë fushatë elektorale, sepse ne nuk kemi nevojë të flasim shumë kur punët tona flasin vetë". Turin paraelektoral e ka vijuar edhe ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, në Dibër, i cili ka zgjedhur si mënyrë të fushatës një seri inaugurimesh në këtë qark.