KE: 5 kushte Shqipërisë
Komisioni Evropian i jep pesë kushte Shqipërisë për të fituar liberalizimin e vizave. Numri dy i Komisionit Evropian, Zhak Barrot, gjatë takimit me Kryeministrin Sali Berisha theksoi se pesë kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria janë lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër emigracionit klandestin, sistemi gjyqësor dhe sistemi i mirë i sigurisë që lidhet me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. "E dimë që shqiptarët dëshirojnë që gradualisht të arrijnë lëvizjen e lirë. Nuk mund të them se kur do të ndodhë kjo, por kjo varet nga Shqipëria", tha Barrot. Zyrtari i lartë evropian ka vlerësuar se Shqipëria ka bërë progrese në këtë drejtim, por ka nënvizuar se ka ende punë për t‘u bërë.
Numri dy i KE-së i ka lejuar vetes t‘u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë për të aplikuar për kartat e identitetit.
Ai është shprehur se, integrimi i Shqipërisë në BE është diçka e pashmangshme dhe ka vlerësuar si diçka të rëndësishme aplikimin për statusin e vendit kandidat. Nga ana tjetër, Kryeministri Berisha, nga ana e tij ka dhënë garancinë për plotësimin e këtyre kritereve, duke e vënë theksin në veçanti te pasaportat biometrike. "Shqiptarët dëshirojnë të lëvizin të lirë", tha Berisha. Kryeministri Sali Berisha së bashku me zv/presidentin e Komisionit Evropian, Zhak Barrot, kanë qenë të pranishëm në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ku kanë ndjekur nga afër procesin e shpërndarjes së pasaportave të para biometrike. Barrot e ka cilësuar shpërndarjen e pasaportave dhe kartave, si një kusht të domosdoshëm për qarkullimin e lirë të njerëzve. Gjatë ditës së djeshme, Berisha dhe Barrot i kanë dorëzuar një qytetareje shqiptare edhe pasaportën e parë biometrike. Kryeministri ka theksuar se vëmendje po i kushtohet dhe do t‘u kushtohet edhe reformave, pavarësisë së gjyqësorit dhe luftës kundër krimit të organizuar. Kreu i qeverisë premtoi se qeveria nuk do të ketë asnjë ndikim te gjyqësori për trajtimin e çështjeve që kanë si të pandehur pushtetarët. "Nuk do ketë asnjë ndikim ndaj cilitdo zyrtar që shkel ligjin, apo që tenton të pasurohet duke përdorur në mënyrë të paligjshme pushtetin", tha Berisha. Lidhur me raportin që pritet që KE të dorëzojë për Shqipërinë dhe liberalizimin e vizave, Barrot theksoi se "Raporti ende nuk ka përfunduar. Madje mund t‘u them se edhe vizita ime do të sjellë elemente të reja informative në këtë raport. Nga ana tjetër, dua t‘ju them se ky raport do të debatohet në mënyrë shumë publike". Për sa i takon Shqipërisë, numri dy i KE-së bëri me dije se "po zbuloj një vend shumë të bukur që nuk e njihja, por që më dha dëshirën të rikthehem sërish". Lidhur me këtë koment, Kryeministri Berisha reagoi duke thënë se "Sindroma shqiptare është se kur e vizitoni një herë vendin tonë, ju bini në dashuri me të". Më pas, zv/presidenti Barrot është takuar dhe me ministrin e Jashtëm, Lulëzim Basha, me të cilin ka biseduar për integrimin e Shqipërisë në BE, liberalizimin e vizave, pajisjen e qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike dhe karta identiteti.