E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH: Shqipëria, vend trazit i drogës

Rritja e kokainës së kapur, jep sinjale për një rritje të trafikimit të kokainës si për konsum të brendshëm dhe për eksport


Mbjellja e kanabisit e zhvendosur në vendet malore ku qeveria nuk mund të arrijë dot. DASH, thekson mungesën e mjeteve të policisë

Shqipëria në Raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit , cilësohet si një vend tranzit i drogave të forta që lëvizin nga Azia, kryesisht nga Afganistani në drejtim të Evropës Qëndrore dhe Perëndimore. Ndërkaq Raporti e cilëson Shqipërinë ende si një vend prodhues të kanabisit për tregjet e vendeve të Europës. "Kryesisht kultivimi ka lëvizur në rajonet më të largëta malore të Shqipërisë, ku qeveria e ka të vështirë të afrohet. Qeveria e Shqipërisë vazhdon të jetë e penguar nga mungesa e burimeve dhe korrupsioni endemik",- thuhet në pjesën e raportit të DASH, që flet për drogën. Sipas këtij raporti, portet e Shqipërisë në Adriatik janë të financuara dobët po kështu të menaxhuara keq dhe të papajisua me mjetet për kontrollin sigurimin e kufirit dhe kontrollet e doganave. Këto e e bëjnë atë një tërheqës në rrugët e kontrabandës për trafikantët që lëvizin dërgesat në Evropën Perëndimore. Përveç kësaj, marijuana prodhohet brenda vendit për tregjet në Evropë, më të madhe duke u Italia dhe Greqia.
Lufta kundër drogës
"Rritja e kokainës së kapur në Shqipëri jep sinjale për një rritje të vogël në trafikimin e kokainës në Shqipëri si për konsum të brendshëm dhe për eksport në Greqi dhe Itali", thuhet në raportin e DASH, ndërsa theksohet se është vërejtur se janë kapur dhe asgjësuar 61 raste të bimës së lulëkuqes (opiumi bima që siguron lëndën e parë të prodhimit të heroinës).Në vitin 2005, qeveria e Shqipërisë nxori jashtë ligjit mjetet e shpejta detare dhe të vogla (moratoriumi shën. i redaksisë), e cila duket se ka ngadalësuar lëvizjen e drogës nga anijet më të vogla, veçanërisht në Itali . Shqipëria ka një bashkëpunim të dyanshëm me fqinjët për dhe në nismat rajonale për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin, ajo është një pjesëmarrëse në Paktin e Stabilitetit dhe Nismës së Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SECI). Në maj të vitit 2008, Shqipëria ka miratuar një ligj të ri për luftën kundër pastrimit të parave. "Policia shqiptare ka vazhduar të bëjë përparim në operacionet e saj kundër narkotikëve përmes rritjes së përdorimit të teknologjisë, ndërsa janë përmirësuar teknikat e policisë, dhe ka një rritje të kapacitetit të përgjithshëm. Kapja e drogës nga dy vendet fqinje, Italia dhe Greqia, tregojnë se është shënuar një rënie e drogës që vjen nga Shqipëria në ato vende. Autoritetet shqiptare kanë organizuar operacione të mëdha për kapjen e drogës në Tiranë, dhe në portet e Durrësit dhe Vlorës. Autoritetet shqiptare njoftojnë se prej janarit deri në shtator 2008, policia arrestoi 354 persona për trafikun e drogës, dhe një shtesë prej 32 po kërkohen. Policia ka konfiskuar rreth 59 kg heroinë, 2092 kg marijuanë, dhe 1kg kokainë gjatë kësaj kohe. Policia ka shkatërruar gjithashtu 143 mijë bimë kanabis dhe 61 lulekuqe bimë",- thekson raporti në pjesën e tij për drogën.
Përgatiti Dashamir Biçaku


EKSTRADIMI
Akuzohet për vjedhje automjetesh, i riu në pranga drejt SHBA-së
Drejtësia Shqiptare dorëzon në SHBA, 23-vjeçarin shkodran të shpallur në kërkim prej saj për vjedhje automjetesh. Besmir Boshnjaku është ekstraduar ditën e djeshme në drejtim të SHBA-së sepse ndaj tij Gjykata e Distriktit të Neë York, më datë 10 korrik të vitit 2007, ka lëshuar urdhër arresti pasi e akuzon atë për veprën penale "Transportim automjetesh të vjedhura". Burime nga Policia e Shtetit thanë se i riu është arrestuar në SHBA më datë 11 korrik të vitit 2007 dhe është liruar me garanci pasurore. Më pas më datë 7 nëntor të vitit 2007, shkodrani nuk është paraqitur në seancën gjyqësore të radhës dhe Gjykata lëshoi ndaj tij urdhrin e arrestit për veprën penale të "Shkeljes së ligjit federal mbi garancinë pasurore". Në bazë të verifikimeve të kryera nga autoritetet policore amerikane, rezultoi se Boshnjaku ishte larguar nga SHBA në drejtim të Athinës në Greqi dhe më pas në Shqipëri. Ndërkohë që në dhjetor të vitit 2007, 23-vjeçari u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Uashingtoni. Vetëm pak ditë pas shpalljes në kërkim, policia ndaloi në qytetin e Shkodrës Besmir Boshnjakun. Gjykata e Shkodrës më datë 1 korrik të vitit 2008 ka vendosur ekstradimin e 23-vjeçarit, miratimi i së cilës është marrë edhe nga Ministria e Drejtësisë.


Arrestimi
Drogë dhe armë në Qytetin Studenti, 3 në pranga
Tre persona u arrestuan dhe dy të tjerë u dërguarn nga policia e Tiranës, për ndjekje penale në gjendje të lirë, me akuzat e shitjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake, pas një ndërhyrjeje në një lokal në Qytetin Studenti. Policia bllokoi një armë pistoletë me mulli "Magnuium" dhe një sasi prej 150 gramë marijuanë e ndarë në 51 qese farmacish. Alfred Musabelli, 24 vjeç, Mirgen Shuke, 23 vjeç, të dy banues në Tiranë si dhe Aldo Shehaj, 23-vjeç, nga Kamza, janë arrestuar nga policia e kryeqytetit me prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim si dhe armëmbajtjes pa leje. Ndërhyrja e policisë është kryer në lokalin e administruar nga Pertef Musabelli dhe Mirgen Shuke, pas informacioneve se në lokalin e tyre shitej dhe konsumohej lëndë narkotike. Pas kontrollit të kryer nga oficerët e zyrës së antidrogës, së kryeqytetit, personat janë kapur në flagrancë ndërsa në lokal iu është gjetur sasia prej rreth 150 gramësh marijuanë e depozituar në 51 qese të tjera farmacie, si dhe një sasi prej rreth 75 mijë lekësh të reja. Gjatë kontrollit, policia ka bllokuar edhe një armë zjarri pistoletë me mulli të markës "Magnum". Mirgen Shukes, Aldo Shehajt dhe Alfred Musabellit, policia ka marrë në ndjekje penale babain e Alfredit Pertef Musabelliun dhe vëllain e tij, me akuzat e vënies në dispozicion të lokaleve për veprimtari të palejuara.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›