Diebold: Deklaratat e ndërkombëtarëve për zgjedhjet, pak më pozitive
Vëzhguesi ndërkombëtar Alfred Diebold, i cili ka qenë prezent ditën e zgjedhjeve në qendrat e votimit në Shqipëri, pasi ka vlerësuar pozitivisht klimën e zhvillimit të tyre, ka veçuar faktin se gjithçka ka qenë në rregull. Ndërsa në lidhje me raportin e OSBE/ODIHR ai theksoi se Shqipëria ka kaluar kohë shumë të vështira dhe proceset politike nuk zhvillohen në të njëjtën mënyrë si në demokracitë më të zhvilluara, më të pjekura.
E kuptoj kriticizmin e tyre dhe mendoj që ai duhet marrë me shumë seriozitet nga politikanët shqiptarë. Ata duhet të shohin në detaje kritikat dhe të reflektojnë mbi to, nënvizoi ai. Në lidhje me ndikimin që do të kenë mangësitë në procesin integrues të Shqipërisë në BE, Diebold theksoi se deklaratat e ndërkombëtarëve mund të ishin pak më pozitive, por standardet janë standarde dhe për to nuk mund të bëhen negociata. Nga këndvështrimi i vëzhguesve ndërkombëtarë, që monitorojnë zgjedhjet e kuptoj shumë mirë perceptimin e tyre. Ndoshta, unë jam disi i njëanshëm, pasi jam në favor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, shtoi ai. Shifrave zyrtare nga KQZ, për pjesëmarrjen në votime ka qenë rreth 46 %, në lidhje me këtë Diebold e vlerëson këtë pjesëmarrje të ulët. Këtë përqindje pjesëmarrje, ai e shpjegon me faktin se shumë qytetarë që janë në listën e votimit nuk jetojnë në Shqipëri, të tjerë nuk jetojnë në qytetin ku janë regjistruar për të votuar dhe nuk i përballojnë dot shpenzimet e udhëtimit apo nuk duan të udhëtojnë. Dhe sipas tij ka një numër të konsiderueshëm, që thjesht besojnë se si të votojnë, si të mos votojnë, është njëlloj.