DERI KUR KËSHTU……..????.
Zhvillime normale apo paradoksale
Zhvillimet e këtij tranzicioni zgjuan mendime,ngjallën shpresa dhe sollën zhvillime të pakonceptueshme për mendësitë e kohës së diktaturës. Duke kapërcyer atë periudhë, në fillim të viteve 90, Shqipëria do të ndahej nga kulti i së keqes. Shkrimtari Dritëro Agolli me 12. 6. 1991, do ta përkufizonte kohën e diktaturës si koha e lindjes së kultit të së shëmtuarës. Lufta e klasave rezultoi me kultin e E. Hoxhës, kultin e partisë, kultin e organeve të sigurimit. Njerëzit ishin të frikësuar nga këto kulte dhe njerëzimi i tyre u shkatërrua. Kjo çoi në shkatërrimin e personalitetit të njeriut. Një person që pyeste në vitet 60 se përse ishim vetizoluar nga Evropa Perëndimore nxirrej jashtë dhe pushkatohej. Traditat e vendit tonë u shkatërruan. Njerëzit kishin frikë nga njëri - tjetri dhe shihnin spiunin te secili. E bukura gjithashtu dënohej në vendin tonë si një influencë e jashtme. Kjo i dha lindje kultit të së shëmtuarës. Era e trupit lavdërohej, kurse aroma e parfumeve ishte e dënueshme. Këta njerëz të lartë, lëkura e të cilëve ishte kaq e shkëlqyeshme nga ushqimi që ata hanin në vilat e tyre sekrete, ishin indiferentë ndaj varfërisë së popullit. Këtyre dukurive që afishoi Agolli në vitin 1991, kongresmenët, ithtarë të Partisë së Punës, iu përgjigjën me ulërima irrituese dhe brohoritje “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”, duke krijuar një situatë vërtet të rëndë për shkrimtarin kurajoz, i cili i sfidoi me konkluzionin: “Ju jeni të parinovueshëm”. Solla këtë pasazh, pasi mendoj se mund të bëjë më shumë efekte në trurin e mjegulluar të nostalgjikëve të së shëmtuarës, të cilëve edhe sot pas 17 vitesh tranzicion, po t’u kujtosh atë mjerim me të cilin u përballëm për gati një gjysmë shekulli, irritohen dhe kapërcejnë vitet e diktaturës, për t’ia faturuar të keqen që ata mbollën, periudhës së viteve të mbretërisë. E kur këtë tentativë ua kundërshtojnë fakte të pakontestueshme, kapërcejnë shekujt, detet e shtetet për të argumentuar se prapambetja është një trashëgimi shekullore e shqiptarëve. Argumentojnë mungesën e alfabetit, pra të gjuhës së shkruar, kur të tjerët kishin jo vetëm alfabetet e gjuhën e shkruar, por kishin ngritur edhe universitetet. Kjo është e vërtetë për të gjithë ata fanatikë që duan të mbeten thjesht konstatues, të cilët nuk janë të interesuar të dinë shkaqet e vërteta të kësaj prapambetjeje. Sa mirë do të ishte sikur këta të linin mënjanë veprat e Enver Hoxhës, që së bashku me raporte e fjalime e kalojnë kufirin e 100 vëllimeve me nga rreth 500 faqe secili e që sigurisht, gjithë ajo çorbë e gatuar nga instituti i posaçëm, ua ka bërë trurin dhallë e të mbanin parasysh për një moment vargjet e poetit Agim Shehu, te “Monolog në korridor të huaj”, nëpërmjet të cilave poeti na njeh me ndjesitë e studentit shqiptar që studionte në Grac të Austrisë, të cilin profesori e kishte nxjerrë jashtë me pretekstin se në Shqipëri nuk ka metalurgji. Për argument do të veçoja midis tyre vargjet; “Gjylet me mynxyra anadolle/s'i lamë as tek ju, t’ju nxinin jetën/për mbi shkrumb unë ngrija prapë kasollen/shkollës ti i shtoje një kat tjetër”. I lëmë të zezat e atij sistemi (jo në shenjtërinë e vet), por në dreqninë e vet, për të mos i kujtuar, ndonëse nuk duhen harruar, me qëllimin e mirë që e keqja të mos na shfaqet në forma të reja e me ndonjë emër të ri. Të shohim të tashmen për të parë se si dhe kur mund të hyjmë në portat e së ardhmes. Boll më me vajtime për të shkuarën. Atyre që ankohen për prapambetjen e së shkuarës, përse gjysh-stërgjyshat tanë nuk krijuan alfabetin, gjithmësonjëtoret e universitetin me kohë, le të zgjedhin nga krijimtaria e Kadaresë vargun, “ti ngremë nga balta e t’i rivrasim të rënët”. Këtyre u mbetet që të ngenë nga varret gjysh-stërgjyshat e t’i rivrasin, për atë që ata nuk mundën t’i rrëmbenin kohës në shekujt e kaluar. ǒdjallëzi prodhon mendja e tyre e mbrapshtë! Në morinë e pafund të gjërave që kërkojnë mendim për të tashmen në shërbim të së ardhmes, do të veçoja termat shumë të përdorura:1- dysheme, 2- tavan. Dyshemeja presupozon që askush nga gjiri i shoqërisë së një shteti normal të mos bjerë nën kuotat e dyshemesë. Kur dikush e humbet mundësinë për të qëndruar në sipërfaqen e kësaj dyshemeje, patjetër duhet dora ndihmëtare e shtetit. Pikërisht për të mbrojtur interesat e shtetasve të vet është krijuar ai, ndaj gëzon mbështetjen e tyre me votën, me rrogën, me dietat e me mjetet e nevojshme për ta kryer më së miri këtë funksion. Tavani presupozon se hapësira midis dyshemesë dhe tavanit është e mjaftueshme për zhvillimin e prirjeve, talenteve e resurseve në një shoqëri normale. Në rastet kur shfaqen individë që nuk u mjaftojnë këto hapësira dhe i kalojnë këto caqe, ata janë për t'u përshëndetur. Por shoqërisë nga e cila shkëputen ata i kanë një borxh, t'i japin eksperiencën e nëpërmjet saj të bëjnë edhe transparencën. Kështu edhe ata do të ndjehen më mirë, pasi do të ndiqen edhe nga mjaft të tjerë. Kjo do të bëjë që ne të mos kemi 1,2,3 apo disa njerëz të pasur e që jetojnë në luks, por një numër gjithnjë në rritje të pasurish e në kushte të avancuara jetese. Në rastet kur mungon dëshira për ta dhënë këtë eksperiencë, i bie për detyrë shtetit që ta përhapë atë, me transparencë të plotë e deri në detaje. Kjo do të bëjë që edhe vetë shteti të ndjehet më mirë, duke u bërë shtet i shtetasve të pasur, që janë bërë të tillë me mend, djersë e në rrugë të ndershme. Në rast të kundërt dora e shtetit duhet të ndihet e fuqishme, paçka se mund ta etiketojnë si shtet diktatorial. Jo ai nuk duhet të ketë frikë nga etiketime të tilla. Ndonëse dihet se bosët e asaj kategorie që nuk duan të japin eksperiencën e të bëjnë edhe transparencën, duke treguar rrënjët e origjinës së pasurimit të tyre, disponojnë mjetet e nevojshme propagandistike, për të prishur me të gjitha mundësitë imazhin e zhvillimeve demokratike. Me të drejtë Saadiu shprehet: “I babëzituri edhe botën të tërë të ketë, i urët se i urët është, kurse njeriu i përkorë ngopet edhe me një copë bukë thatë”. Citoj vargjet e tij: “Zorr' e zbrazur mund të velet me një copë bukë thatë/sa për syn' e babëzitur- s'i del bota gjer' e gjatë”.
Është pikërisht kjo babëzi që trashëguam nga e kaluara, kur njeriu kishte frikë të pohonte se xhaketa që mbante veshur ishte e tij, pasi i duhej të shprehej se në saj të udhëheqjes së partisë e të mësimeve të shokut Enver unë e kam këtë xhaketë. Ishte koha kur prej atyre të veshur me kostume e me duar të pavrarë nga puna, u thurej lavdi pantallonave me arna e duarve me kallo. Kemi ardhur nga ajo kohë kur i bëhej një luftë e ashpër pronës private, rehatisë personale, traditave të shkëlqyera (të ashtuquajtura prapanike) e besimeve fetare, përjashto nomenklaturën e lartë. Të bën përshtypje kur një gazetar i "ZP"- së i viteve tetëdhjetë, ia quante thjeshtësi, akt human e deri edhe sakrificë faktin që një zv/ ministër hiqte njërën dorashkë mes të ftohtit të muajt janar, për t'i dhënë dorën një minatori që mbante barominën në dorë gjithë ditën. Pikërisht këta elementë që luftonin ndjenjën e pronës private, rehatinë personale e besimet fetare, sot i shohim duke bërë tregti pallatesh,vizitorë të nderuar në dyert e kishave e të xhamive, duke bërë si gjithmonë demagogji, për respekt ndaj riteve e besimeve fetare. Ndërgjegjja qytetare pret nga klasa politike që të nxjerrë përgjegjësitë e shpërdorimit e të shkatërrimit të pasurive kombëtare, që nga boshatisja e komplekseve të gjedhit, stallave, magazinave bujqësore, tregtare e industriale e deri te vjedhja e thesarit të Kërrabës e përvetësimi në mënyrë të padrejtë i trojeve e sipërfaqeve të konsiderueshme të tokave. Vetëm kur të fillojë të zbardhet kjo katrahurë, që nuk i përket një periudhe të largët, do të bindemi se kemi hyrë në rrugën e krijimit të shtetit të së drejtës.
19 Qershor 2008