Greqia, nga nesër, leje për pushime emigrantëve
Ata do të lejohen të shkojnë në vendet e tyre nga 20 qershori deri më 15 shtator. Dokumentet që duhet të kenë me vete për t’u kthyer përsëri në vendet e punës
Luan Kondi
Greqia shpall ditët e lejeve për emigrantët që dëshirojnë të shkojnë në vendet e tyre për të kaluar pushimet e sezonit. Në një komunikatë për shtyp, Ministria e Rendit në Greqi ka publikuar saktësisht ditët se kur mund të largohen drejt atdheut të tyre emigrantët e huaj, pra edhe atyre shqiptarë, për pushimet e verës. Të gjitha të dhënat janë publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme greke.
Lejet
Sipas vendimit të marrë nga ministri i Brendshëm, Prokopis Pavlopulos, për të lehtësuar hyrjen dhe daljen e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në mënyrë të ligjshme në Greqi, ata do të lejohen të vizitojnë vendin e tyre duke filluar nga data 20 qershor deri më 15 shtator, gjithnjë nëse kanë dalë nga Greqia brenda këtyre datave. Kjo deklaratë përmbledh emigrantët e disa kategorive. Në grupin e parë hyjnë emigrantët leja e qëndrimit të të cilëve ka skaduar, por ata duhet të jenë të pajisur me pasaportë apo shkresë zyrtare udhëtimi, e njohur nga shteti grek, që nuk ka skaduar. Po ashtu do t’u duhet edhe leja e qëndrimit së cilës i ka skaduar afati si dhe vërtetimi i tipit Α (me ngjyrë blu) me anë të të cilit vërtetohet që janë dorëzuar dokumentet përkatëse për rinovimin e lejes së qëndrimit, para se ajo të skadonte dhe këtu përfshihen gjithë kategoritë e lejeve të qëndrimit.
Dokumentet
Sipas komunikatës së Ministrisë së Brendshme greke, emigrantët që kërkojnë për herë të parë leje qëndrimi duhet të kenë me vete pasaportë ose shkresë zyrtare udhëtimi e njohur nga Greqia dhe që nuk ka skaduar. Një tjetër dokument që kërkohet në pikat e kalimit kufitar grek është edhe vërtetimi i tipit Α’ (me ngjyrë blu) me anë të të cilit vërtetohet që janë dorëzuar të gjitha dokumentet për përfitimin e lejes së qëndrimit. Ministria e Brendshme greke sqaron se grupi i emigrantëve me bashkim familjar, punë të përkohshme dhe ata që studiojnë duhet të kenë më vete në pikat kufitare: pasaportën apo një dokument zyrtar udhëtimi të njohur nga Greqia dhe që nuk ka skaduar si dhe vizën e skaduar që kanë marrë gjatë mbërritjes së tyre në vend për bashkim familjar apo për studime. Në pikat kufitare, personave që i përkasin këtij grupi, do t’u kërkohet edhe vërtetimi që kanë dorëzuar dokumentet për përfitimin e lejes së qëndrimit për bashkim familjar, pune apo studimi. Në komunikatën e Ministrisë së Brendshme greke thuhet se datat 20 qershor - 15 shtator janë të vlefshme edhe për emigrantët që kanë lejet e qëndrimit të vlefshme, por që gjithnjë ata duhet ta kenë shoqëruara me pasaportë të paskaduar. Kjo komunikatë është çuar në të gjitha pikat tokësore kufitare, portet dhe aeroportet greke dhe hyn në fuqi që nesër pas dy ditësh.
Box
Emigrantët me leje qëndrimi të skaduar
Duhet të jenë të pajisur me:
1- Pasaportë apo shkresë zyrtare udhëtimi e njohur nga shteti grek, që nuk ka skaduar
2- Leje qëndrimi së cilës i ka skaduar afati
3- Vërtetim i tipit Α, me të cilin vërtetohet që janë dorëzuar dokumentet përkatëse për rinovimin e lejes së qëndrimit, para se ajo të skadonte dhe këtu përfshihen gjithë kategoritë e lejeve të qëndrimit
Emigrantët që kërkojnë rishtas leje qëndrimi
Duhet të jenë të pajisur me:
1- Pasaportë ose shkresë zyrtare udhëtimi e njohur nga Greqia dhe që nuk ka skaduar
2- Vërtetim i tipit Α, me të cilin vërtetohet që janë dorëzuar të gjitha dokumentet për përfitimin e lejes së qëndrimit
Emigrantët me bashkim familjar, punë të përkohshme dhe studentët
Duhet të jenë të pajisur me:
1- Pasaportë apo një dokument zyrtar udhëtimi të njohur nga Greqia dhe që nuk ka skaduar
2- Vizën e skaduar që kanë marrë gjatë mbërritjes së tyre në vend për bashkim familjar apo për studime
3- Vërtetim që kanë dorëzuar dokumentet për përfitimin e lejes së qëndrimit për bashkim familjar, pune apo studimi
19 Qershor 2008