E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët italianë: “FA-ja, e aftë për t’u bërë pjesë e NATO-s”



TIRANË – Në ambientet e Qendrës Kulturore të Forcave të Armatosura Shqiptare në Tiranë, u bë sot prezantimi i Raportit vjetor 2007 dhe ceremonia e dorëzimit të Forcave të Armatosura Shqiptare të Motovedetës CP 249, nga Delegacioni Italian i Ekspertëve Ushtarakë në Shqipëri, (DIE). Ky prezantim është zhvilluar në kuadër të marrëdhënieve dhe aktiviteteve të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare dhe asaj Italiane. Në këtë takim, ka qenë i pranishëm edhe shefi i Delegacionit Italian të ekspertëve në Shqipëri, Gjeneral Brigade Aldo Piccotti, si dhe kanë marrë pjesë autoritetet e larta politiko-ushtarake të të dyja vendeve fqinje.
Në kuadër të objektivit parësor të integrimit të Shqipërisë në strukturat e NATO-s, gjenerali Piccotti u shpreh, se “Forcat e Armatosura Shqiptare i kanë të gjitha aftësitë për të përmbushur objektivat që i kanë caktuar vetes, në një periudhë kohe të pranueshme”. Delegacioni Italian i Ekspertëve, u krijua në gushtin e vitit 1997, me detyrën për t’i dhënë asistencë dhe bashkëpunim, Forcave të Armatosura Shqiptare, në formën e konsulencës, asistencës teknike, trajnimit dhe formimit të tyre, stërvitjeve operacionale dhe dhënie shërbimesh në sektorë që çdo vit përcaktohen me marrëveshje të përbashkët nga autoritetet italiane dhe shqiptare.

19 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›