DOSJA “GËRDECI”, familjarët e viktimave i kërkojnë Prokurorisë rihetimin e Fatmir Mediut
Disa prej familjarëve kanë depozituar dje kërkesën e tyre në organin e akuzës. Prokuroria nuk ka konfirmuar ende reagimin e saj pas vendimit të Gjykatës së Lartë
Përfaqësues të familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit kanë dorëzuar dje në Prokurorinë e Përgjithshme një padi të re ndaj ministrit Fatmir Mediu, me anë të së cilës kërkojnë që çështja e gjykimit të kësaj tragjedie të nisë sërish pranë organit të Gjykatës së Lartë. Sipas të dhënave nga organi i akuzës, kjo padi është dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme nga nëna e Edison Durdës, njërit prej viktimave të shënuara në tragjedinë e Gërdecit. Ndërkaq, bëhet me dijeni se janë 21 përfaqësues të familjarëve të viktimave të tragjedisë që e kanë mbështetur një kallëzim të tillë. “Pas pushimit të çështjes në Gjykatën e Lartë kërkojmë të rihapet çështja e tragjedisë së Gërdecit përsëri pranë këtij institucioni dhe të kërkojë autorizim për procedim”, - mësohet të jetë shkruar në kallëzimin penal. Gjykata e Lartë, para pak javësh doli fillimisht me vendimin për shkëputjen e saj nga gjykimi i çështjes së tragjedisë së Gërdecit, duke ia dhënë kompetencat dhe të drejtën Gjykatës së Tiranës mbi shqyrtimin e saj. Por edhe për të vetmin të pandehur që mbeti në varësi të saj, Fatmir Mediu, u zbatua pushimi i çështjes.
Dritëhijet
Institucioni i akuzës në asnjë rast nuk ka artikuluar në mënyrë përfundimtare reagimin e tij pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Rreth dy javë më parë pati një reagim të kryeprokurores Ina Rama, që e quajti përfundimtar vendimin e Gjykatës së Lartë, ndonëse “zonja e hekurt” e Prokurorisë refuzoi t’i përgjigjej në mënyrë direkte pyetjes së gazetarëve mbi reagimin e Prokurorisë. Shumë konstitucionalistë e kanë cilësuar si të keqinterpretuar vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa disa prej tyre kanë sugjeruar që Prokuroria mund t’i referohet Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar në mënyrë përfundimtare nenin kushtetues që pengon hetimin e personave me imunitet. Deri sot organi i akuzës nuk ka konfirmuar nëse do ta kthejë në “kazus” këtë vendim të Gjykatës së Lartë që e interpretoi nenin kushtetues që pengon hetimin (nga prokuroria) të personave me imunitet, duke shpallur, ndër të tjera, se përveç hetimit, këta persona nuk mund të jenë as pjesë e gjykimit. Një rast i paprecedent ky për vetë faktin se në Gjykatën e Lartë, edhe në momentin kur është dhënë ky vendim, në mur ishte gdhendur shprehja “Ligji është i barabartë për të gjithë”.
Kryeprokurorja
Nuk do të ketë më asnjë veprim tjetër të ndërmarrë nga Prokuroria lidhur me çështjen e përfshirjes së mundshme të ministrit Fatmir Mediu në tragjedinë e Gërdecit. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur vetë kryeprokurorja Ina Rama tri javë më parë. “Mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës për pushimin e kësaj çështjeje. Ky është një vendim i Gjykatës dhe nuk do të ketë më veprim tjetër nga ana jonë lidhur me të”, - mësohet të ketë deklaruar para gazetarëve kryetarja e Prokurorisë së Përgjithshme. Ndër të tjera, ajo është shprehur se organi i akuzës, nga ana e tij, e ka bërë punën që i takonte lidhur me çështjen e lartpërmendur dhe se nuk do të ketë më vijimësi të saj. “Ne respektuam të gjitha anët procedurale dhe e kemi bërë punën tonë. Ne treguam që ishim kundër pushimit të çështjes, por vendimin gjykata e dha”, - tha ndër të tjera Rama. Këto deklarata kryeprokurorja Ina Rama i bëri pas një takimi që ajo pati në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Ambasada e SHBA-ve mbi korrupsionin në administratën shtetërore. Gjatë referimit të saj në këtë tryezë, kryeprokurorja thumboi edhe median duke u shprehur se në shumë raste publikimi i sekreteve hetimore në media ka ndihmuar të pandehurit duke bërë që ata të ishin një hap para Prokurorisë. Një muaj më parë Gjykata e Lartë vendosi kërkesën e avokatëve të ministrit Fatmir Mediu për pushimin e çështjes ndaj tij, duke e argumentuar se me mandatin e ri të deputetit ai ka fituar një imunitet të ri parlamentar duke zhvleftësuar heqjen e imunitetit që kishte në legjislaturën e kaluar.
Gjyqi, ushtarakët kërkuan “copëzimin” e procesit “Gërdeci”
Avokatët mbrojtës të ushtarakëve të pandehur në dosjen e tragjedisë së Gërdecit kanë kërkuar pak kohë më parë veçimin e çështjes nga akuzuarit Mihal Delijorgji, Ylli Pinari Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeci. Këta të fundit janë akuzuar për vrasje dhe shkatërrim prone. Sipas avokatëve, klientëve të tyre nuk u provohet bashkëpunimi me të akuzuarit për vrasje dhe shkatërrim prone. Nga 29 të pandehur, të cilët Prokuroria i ka ulur në bankën e të akuzuarve si përgjegjës për shpërthimin e fabrikës së demontimin “Albademil”, vetëm 4 janë të arrestuar. Ish-drejtori i kompanisë shtetërore “MEICO”, Ylli Pinari, administratori i kompanisë "Alba Demil", Mihal Delijorgji, ish-drejtori Teknik i fabrikës së çmontimit të municioneve, Dritan Minxolli, si dhe ish-punonjësi i MEICO-s, Sokol Gjeci. Të pandehur që gjykohen në gjendje të lirë janë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha; zëvendësi Agim Lala, Shpëtim Spahiu, Zija Bahja, Ramadan Tartari, Ndue Marku, Sokol Gjeçi, Ardian Mullahi, Adriatik Mema, Shkëlzen Madani, Dashnor Çaushaj, Zenun Fero, Hysni Coçka, Hilmi Laçaj, Fari Toska, Rezart Tërshana, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fiqiret Mato, Lavdi Shatro, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuçi. Sapo procesi u deklarua i hapur për shqyrtim, menjëherë prokurorët e çështjes iu drejtuan gjykatës me një kërkesë mbi avokatët. Sipas prokurorit, trupi gjykues nuk duhet të lejonte që një i njëjti avokat duhet të mbronte dy apo më shumë subjekte të një procesi. Prokurori përmendi emra konkretë në kërkesën e tij si avokati Maks Haxhia apo Vladimir Meçe. Mirëpo në këtë proces ka edhe avokatë të tjerë, të cilët mbrojnë më shumë se dy klientë që janë të pandehur. Pas kësaj kërkese, i pari që reagoi ishte Avokati Maks Haxhia. Ky i fundit i kujtoi gjykatës se përfaqësuesit e akuzës janë kujtuar tepër vonë për të bërë këtë kërkesë, kur duhet ta kishin bërë rreth një vit e gjysmë më parë. Më tej avokati Haxhia ka dhënë argumentet juridike se përse mund të mbronte dy klientë në të njëjtin proces. Haxhia, në procesin e Gërdecit, mbron Mihal Delijorgjin dhe firmën “Albademil”. Pas deklarimit të palëve në lidhje me këtë çështje, trupi gjykues është tërhequr për disa minuta nga salla e gjyqit për të marrë një vendim në lidhje me këtë kërkesë. Treshja që po gjykon këtë çështje ka qenë e mendimit se kërkesa e përfaqësuesit të akuzës ishte pa baza ligjore, për rrjedhojë, duhet të rrëzohej.
Prokurorët e “Gërdecit”, dritëhijet e një hetimi të “pavarur”
Kalimi i çështjes në grupin special të Prokurorisë së Përgjithshme solli një hetim të gjithanshëm të çështjes, ndërsa dhjetëra gjeneralë, qindra individë të lidhur me ngjarjen dhe shumë zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes u morën në pyetje dhe shpeshherë disa syresh u ballafaquan me dokumentet që kishin firmosur me dorën e tyre. Skandali mbi shpërthimin e Gërdecit u pasua nga zbulimi në media i faktit se një prej viktimave të shpërthimit ishte dhe një njeri me lidhje të ngushta familjare me kryeministrin e vendit, ndërsa burimet zyrtare për ditë të tëra me radhë e kishin fshehur një fakt të tillë. Çdo ditë e më tepër dokumentet dhe faktet e zbuluara tregonin se pas sipërmarrjes së Gërdecit qëndronte një mbështetje e fortë politike, ndërsa që prej muajit maj 2008, Prokuroria e trajtoi çdo risi dhe element të ri të zbuluar me shumë konspiracion, duke mos bërë publike shumë detaje për mediat. Hetimi vazhdoi intensiv deri në nëntor të vitit 2008, kohë kur maxhoranca e drejtuar nga kryeministri Berisha inicioi ligjin “Për pastërtinë e figurës”, i cili parashikonte heqjen nga postet drejtuese të ish-punonjësve të organeve hetimore të para viteve ‘90. Ky ligj u miratua në ditët e para të vitit 2009 dhe dukej se prekte në mënyrë direkte kryehetuesin e dosjes “Gërdeci”, Zamir Shtylla. Vetë emri i Shtyllës u lakua publikisht prej kryeministrit në një kontekst denigrues përpara se ligji të miratohej. Më 15 shkurt të këtij viti, Shtylla dha dorëheqjen e parevokueshme nga çështja, ndërsa zëvendësi i tij, Sokol Stojani, mori drejtimin e hetimeve. Dorëheqja e Shtyllës erdhi në një moment kur Prokuroria kishte nisur përgatitjen për shpalljen e akuzave dhe dërgimin e dosjes në gjykatë. Me Sokol Stojanin në krye të grupit hetimor, në harkun kohor të dy muajve, dosja u bë gati për në gjykatë. Mes të pandehurve ishte dhe ish-ministri i dorëhequr i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si dhe gjithë krerët më të lartë të Shtabit të Përgjithshëm në kohën e shpërthimit. Por, vetëm pak ditë pasi dosja kishte shkuar në Gjykatë, në media u zbulua implikimi i një firme të quajtur “TDC”, e cila, sikurse rezultoi nga dokumentet zyrtare, kishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme fabrikën e Gërdecit. Sikurse u zbulua, Prokuroria kishte sekuestruar disa dokumente kofidenciale të SHIU-t që denonconin aktivitetin e kësaj firme, por për disa muaj me radhë ky institucion nuk kishte kryer asnjë verifikim mbi këtë kompani. Ky ishte fakti i para që vuri në pikëpyetje punën hetimore të organit të akuzës, ndërsa sigurimi nga ana e medias i dosjes së plotë hetimore zbuloi se shumë personazhe të lidhur me ngjarjen nuk ishin marrë në pyetje nga ana e organit të akuzës.
9 Tetor 2009