Qeveria miraton 8 emrat e parë të zëvendësministrave të rinj
Gjashtë nga zëvendësministrat i përkasin LSI-së, emrat e përzgjedhur. PAA-ja nuk heq dorë nga Ministria e Mjedisit, Mëneri caktohet zëvendësministër
Miratohen 8 emrat e parë të zëvendësministrave të rinj të kabinetit qeveritar. Gjatë mbledhjes së djeshme qeveria ka vendosur shkarkimin e 8 zëvendësministrave aktualë dhe zëvendësimin e tyre me emra të rinj. Këto ndryshime janë bërë në kuadër të marrëveshjeve parazgjedhore dhe paszgjedhore që Partia Demokratike ka pasur me forca të ndryshme politike, tashmë aleate të saj. Nga 9 zëvendësministrat e zgjedhur dje, 6 prej tyre i takojnë LSI-së, 1 Partisë Agrare, ndërkohë që zëvendësministri tjetër është përzgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike.
Zëvendësministrat e LSI-së
Kryeministri Berisha ka hedhur dje një tjetër hap në zbatimin e marrëveshjes së bashkëqeverisjes me Lëvizjen Socialiste për Integrim, pas dhënies së tri ministrive dhe postit të zëvendëskryeministrit. Në mbledhjen e djeshme janë zyrtarizuar emrat e 6 zëvendësministrave, të cilët janë propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kështu, nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra, është emëruar zëvendësministre e Punës, kreu i KDK-së së LSI-së, Edmond Haxhinasto, zëvendësministër i Transporteve, ndërsa kreu i LSI-së në diasporë, Leonard Beqiri, është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Energjetikës. Ndërkaq, dy anëtarët e Kryesisë, Tokli Thomai dhe Nora Malaj, janë caktuar përkatësisht zëvendësministra të Bujqësisë dhe të Arsimit. Emri i gjashtë i propozuar nga LSI-ja për postin e zëvendësministrit është ai i Edmond Hoxhës, i cili do të jetë zëvendësministër i Integrimit.
Zëvendësministrat e tjerë
Partia Agrare Ambientaliste nuk “heq dorë” nga Ministria e Mjedisit. Kreu i kësaj partie, Lufter Xhuveli, ndonëse dha dorëheqjen nga posti i ministrit për shkak se nuk arriti të fitojë mandat deputeti, do të ketë të besuarin e tij në Ministrinë e Mjedisit. Nga marrëveshja parazgjedhore që Partia Agrare Ambientaliste ka pasur me Partinë Demokratike, ajo ka arritur të përfitojë një post zëvendësministri dhe pikërisht në Ministrinë e Mjedisit. Emri i propozuar nga PAA-ja është ai i Auron Mënerit. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme është miratuar edhe emri i zëvendësministrit të Financave, i propozuar nga Partia Demokratike. Ai është Alfred Rushaj.
Zëvendësministrat e rinj
Edmond Haxhinasto Ministria e Transporteve LSI
Filloreta Kodra Ministria e Punës LSI
Edmond Hoxha inistria e Integrimit LSI
Nora Malaj Ministria e Arsimit LSI
Leonard Beqiraj Ministria e Ekonomisë LSI
Tokli Thomai inistria e Bujqësisë LSI
Alfred Rushaj Ministria e Financave PD
Auron Mëneri inistria e Mjedisit PAA
Ministria e Integrimit, si “apendiciti” i qeverisë së re “Berisha”
Kanë filluar të shfaqen anomalitë e para në kabinetin e ri të kryeministrit Berisha. Megjithëse ai ka deklaruar se ka krijuar një qeveri në dietë, po vihet re, nga vendimet e qeverisë, se një nga ministritë e këtij kabineti ka dalë tepër. Kjo është vënë re nga vendimi i miratuar dje në Këshillin e Ministrave, që parashikon që zëvendëskryeministri Ilir Meta, njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme, të marrë rolin e drejtuesit të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian dhe në atë të liberalizimit të vizave. Këto kompetenca, që i jepen me vendim qeverie ministrit të Jashtëm, tregojnë qartë “perëndimin” e rolit apo të funksionit në qeveri të ministres së Integrimit. Gjatë mandatit të kaluar të qeverisjes së Partisë Demokratike, diplomacia në Shqipëri nuk fliste në një zë, duke pasur parasysh se me proceset integruese merrej ministri i Jashtëm, ministrja e Integrimit dhe kryetarja e Kuvendit. Por ky vendim i qeverisë duket se i jep fund situatës kakofonike në dikasterin e Ministrisë së Jashtme. Ministri i ri, Ilir Meta, ka vendosur të marrë në duar frenat e Diplomacisë shqiptare duke përfshirë në prioritetet e punës së tij nismat më të rëndësishme për vendin, siç janë integrimi europian dhe heqja e regjimit të vizave me BE-në. “Qeveria miraton vendimin për ngarkimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, drejtues të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian”, - shkruhet në vendimin e qeverisë, që u miratua në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave. “Vendimi për ngarkimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme drejtues të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian parashikon që zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme ngarkohet të drejtojë dhe të ndjekë me prioritet procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian, si dhe procesin e liberalizimit të vizave”, - shkruhet në këtë vendim.
Deputeti i PS-së, padi qeverisë
Deputeti socialist, Xhemal Qefalia, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për largimin nga detyra dy vite më parë, atëherë kur ai drejtonte Paraburgimin 313 në kryeqytet. Deputeti i zgjedhur për Tiranen ka paditur Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për kohën kur në krye të saj ka qenë Saimir Shehri, duke kërkuar dëmshpërblim nga ky institucion për zgjidhje të pajustifikuar të kontratës, për mosrespektim të afatit të njoftimit dhe për shpërblim për vjetërsi pune. Deputeti socialist kërkon gjithashtu edhe anulimin e vendimit të largimit të tij nga kjo detyrë. Pas hedhjes së shortit, çështja civile i ka rënë për gjykim gjykatëses Regelta Panajoti. Xhemal Qefalia është i njohur në drejtimin e burgjeve për mëse 13 vjet dhe për largimin e tij nga kjo detyrë burimet pohuan se kishte lidhje me fitoren e të vëllait, Kujtim Qefalia, gjatë zgjedhjeve lokale për komunën e Dajtit. Gjatë asaj kohe u përfol jo zyrtarisht se fakti që i vëllai përfaqësonte siglën e Partisë Socialiste, te Qefalia kishte pasur ndërhyrje që ai të tërhiqej nga kandidimi për kryetar komune.
9 Tetor 2009