E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Prifti dhe Ruli, politikanët e vetëm të aftë për ministrinë e Energjetikës

Tiranë, 18 janar
NOA Ministria e Energjitikës ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e
deputetit socialist, Taulant balla i cili u shpreh sot se Shkodra u përmbyt për
shkak të korrupsionit me blerjen dhe shitjen e energjisë elektrike nga njerëzit
më të afërt të kryeministrit Sali Berisha.

Për respekt të
opinionit publik sqarojmë me keqardhje, Z. Balla se nuk po e bën bindëse punën
e tij si papagalli i Partisë Socialiste me këto deklarata thashethemesh në
kafenera apo kazino, ku përqëndrohet në pjesën më të madhe të ditës së tij.

Prandaj, Balla përpara
se të informosh publikun, verifiko informacionin për të qenë i saktë dhe profesional,
se ndryshe do të humbasësh respektin edhe kundrejt votuesve të tu deklaroi sot
METE.

Sipas ministrisë
se Energjitikës, menaxhimi i situatës aktuale në prefekturën e Shkodrës u
monitorua dhe u falënderua nga e gjithë bota duke u bazuar në analizë të
detajuar për angazhimet e marr

E gjithë kjo,
falë eksperiencës shumëvjeçare dhe të suksesshme në këtë fushë dhe pranë kësaj
ministrie të Z. Prifti që përveç Z. Ruli, asnjë politikan tjetër nuk e ka.
CV-ja e Ministrit të Ekonomisë, Tregëtise dhe Energjetikës, Dritan Prifti është
e publikuar në faqen e METE-s për të gjithë të interesuarit.  

Përsa i përket
edukimit profesional, i sigurojmë Z. Balla se edhe një mësues anglishteje mund
të jetë një leader i suksesshëm. Ndërkohë që nëse nuk e njeh Universitetin
e  HARVARD, USA, ku Prifti është
diplomuar për programin e Masterit 1 vjeçar me kohë të plotë për Administrim
Publik, ku kanë përfunduar studimet përfaqësues të vlerave shumë të mëdha ndërkombëtare
si: Z. Obama, President i USA, Z. Bush ish President i USA, Sekretari i Përgjithshëm
i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, ish Presidenti francez Zhak Shirak si edhe
figura të tjera të larta në nivel ndërkombëtar, dhe Universitetin e New Mexico
në USA ku Z. Prifti është diplomuar për programin e masterit 3 vjeçar me kohë të
plotë në Administrim Biznesi, atëherë me keqardhje i drejtohemi publikut të
kujdeset të shmangë dëgjimin ndaj shpifjeve të Z. Balla.

Për fat të mirë
z. Dritan Prifti nuk ka në CV-ne e tij ndalime nga policia për dyshime në pjesëmarrje
për trafikime droge.

Lëri shpifjet  Z. Balla dhe merru me borxhlinjtë që ke nëpër
kazinotë e Tiranës thuhej më tej në deklaratën e MTE-s.

k.k/NO)A

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›